TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it – Çfarë dënimi i dha gjykata?

Millosh Antoviq e pranoi fajësinë për pjesëmarrje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, më 29 maj të vitit 2023, para objektit të komunës së Zveçanit. Pas një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, Antoviq u dënua me 4 vite e 11 muaj burgim, si dhe 20 mijë euro gjobë.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
0 1
A A

Kjo skenë ishte njëra prej skenave më të rënda nga ngjarjet e vitit 2023 në veri të vendit.

Në Zveçan, në perimetrin e ndërtesës së komunës, disa serbë të organizuar, përdorën dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, duke i sulmuar ata me mjete të forta, shufra metalike, koktej motovi e armë zjarri.

Për pasojë u lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Organet e rendit, identifikuan njërin prej sulmuesve. Ai është Millosh Antoviq, ndaj të cilit Prokuroria Speciale më 30 korrik të këtij viti ngriti një aktakuzë.

Ai ngarkohet me katër vepra penale, si “sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Për gjithë akuzat e Prokurorisë, Antoviq pranoi fajin.

Kështu, u arrit një marrëveshje për pranimin e fajësisë mes të pandehurit dhe Prokurorisë Speciale.

Si dënim unik, ky organ propozi dënim me burgim prej 5 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë.

“Marrëveshja me të pandehurin është arritur me prezencën e avokatëve të tij, në zyrën e Prokurorisë Speciale. I pandehuri fillimisht është njoftuar për pasojat dhe benefitet e marrëveshjes për pranimn e fajësisë. I njëjti, pranimin e fajësisë e ka bërë me vullnet të lirë, pa shtrëngim apo ndonjë presion”, ka thënë Kodraliu.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën shpalli verdiktin e saj, duke e dënuar Antoviqin me afro 5 vite burgim.

“Dënimi unik për veprat si në aktin 1 dhe 2 të aktakuzës, ia shqipton dënimin unik prej 4 vitesh e 11 muaj burgim, dënim në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit. Për veprat si në aktin 3 dhe 4 të aktakuzës, i shqiptohet dënimi unik me gjobë në lartësinë prej 20 mijë euro”, është shprhur Kurtaj.

Përkundër që mori pjesë në shqyrtimin fillestar, Millosh Antoviq nuk ishte prezant në shpalljen e aktgjykimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

Smajljaj: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, patriotizëm kozmetik i lodhur, jo substancial

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Zeqaj: Qeveria është dashur të veprojë më herët ndaj Listës Serbe, jo të presë prokurorinë

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

Policia franceze dhe Europol bastisin zyrat e “X” në Paris, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën