TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Teatri “Istref Begolli”, në Pejë tash e dy vite qëndron i mbyllur. Shkak për këtë janë renovimet që po bëhen në objektin ekzistues. Për qytetarët e Pejës, teatri është i nevojshëm për jetën kulturore të qytetit. E drejtoresha e teatrit thotë që proceset e rinovimit janë në përfundim dhe se dyert e teatrit pritet të hapën këtë vit.

by tëvë1
3 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Në hyrje të teatrit “Istreg Begolli”, në Pejë qëndron ende kalendari kulturor.

Por, në këtë objekt nuk luhet asnjë shfaqje teatrale që 24 muaj.

Kjo për shkak se ky teatër, është ende në renovim.

Punimet nisën para dy vitesh, por ende nuk kanë përfunduar.

Për qytetarët e Pejës, kthimi i teatrit është më shumë se i nevojshëm, për jetën kulturore të këtij qyteti.

“Që një kohë, nuk muj me se sa është koha e saktë po ka një kohë që ky teatër nuk funksionon….. Kish qenë mirë që ky teatër me u rregullu edhe me qenë në funksion. Sa i përket kësaj rinie, me pas rinia ku me u argëtu”, thotë Ibrahim Beqiraj
.
Ndërsa, Shukrije Demaj,shprehet “Me pas rinia shfaqje, me pa diçka të re. Me i njoftu fëmijët, kanë nevojë fëmijët për teatër. Teatri është shumë i mirë për fëmijë, për rini për gjithë. Unë jetoj në Norvergji. Atje teatrit i jepin shumë rëndësi”.

Megjithatë aktorët luajnë në shfaqje në hapësira tjera të inskenuara.

“Teatri i Pejës ka pasur shfaqje vazhdimisht deri në fazën kur kanë filluar punimet. Pasi kanë filluar punimet në teatër, është e kuptueshme që deri në përfundim të tyre nuk mund të inskenohen shfaqje në atë skenë. Ne si staf, drejtoresha, stafi teknik dhe aktorët, kemi vazhduar të punojmë duke gjetur alternativa të tjera, p.sh.: në hapësira publike, salla shkollore, në Galerinë e Arteve etj. Kemi krijuar kampanja të ndryshme vetëdijesimi dhe shfaqje të llojeve të ndryshme. Ne nuk jemi ndalur së punuari (brenda mundësive), edhe pse asnjëherë nuk është e mjaftueshme në këtë profesion”, thotë Luan Daci – aktor.

Drejtoresha e këtij teatri, Krenare Luta për Tëvë1 ka thënë se vonesat kanë ardhur si rezultat i problemeve kontraktuale dhe kompleksitetit teknik të renovimit.
Ndërsa tutje shtoi se teatri pritet të jetë në funksion gjatë vitit.

“Aktualisht janë drejt përfundimit punimet e fazës së dytë, ndërsa mbetet për t’u realizuar faza e tretë, e cila përfshin instalimin e ndriçimit, sistemit të zërit dhe pajisjeve teknike të skenës. Për këtë fazë është kërkuar mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Nëse sigurohet mbështetja e nevojshme financiare për fazën e tretë, pritet që objekti të jetë funksional gjatë vitit 2025, duke mundësuar rikthimin e trupës së aktorëve dhe shfaqjeve në skenën e tyre të rregullt”, ka thënë ajo.

Pavarësisht që objekti ka qenë jo funksional shfaqjet teatrore dhe aktivitetet artistike janë mbajtur në hapësira alternative, si: Galeria e Arteve në Pejë, objektet shkollore në kuadër të programit “Arti në shkolla”, si dhe në kuadër të fushatave për ngritjen e vetëdijes kulturore dhe artistike në komunitet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Dërgohet pa shenje jete një person në Spitalin e Prizrenit

Dërgohet pa shenje jete një person në Spitalin e Prizrenit

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Filipinet shpallin gjendje katastrofe, numri i të vdekurve nga tajfuni rritet në 114

Filipinet shpallin gjendje katastrofe, numri i të vdekurve nga tajfuni rritet në 114

Grabitja spektakolare në Luvër, një nga të arrestuarit është ish-roje sigurie në një muze

Grabitja spektakolare në Luvër, një nga të arrestuarit është ish-roje sigurie në një muze

Ismaili ndez derbin e Torinos, Juventusi pas mbrojtësit të kombëtares

Ismaili ndez derbin e Torinos, Juventusi pas mbrojtësit të kombëtares

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami në fushë me ekipet e tyre në kuadër të Europa League

Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami në fushë me ekipet e tyre në kuadër të Europa League

Fitoren ndaj Serbisë, Manaj ua kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë

FIFA e dënon me gati 100 mijë euro Serbinë për sjelljet në ndeshjen kundër Shqipërisë

Messi kthehet në Evropë? Gjiganti turk përgatit befasinë e dimrit

Messi kthehet në Evropë? Gjiganti turk përgatit befasinë e dimrit

Dërgohet pa shenje jete një person në Spitalin e Prizrenit

Dërgohet pa shenje jete një person në Spitalin e Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën