Pas 8 orëve qëndrim nëntokë, e përfunduan ndërrimin. E minatorët e Trepçës, menjëherë drejtohen për në dhomat e zhveshjes.
Fillimisht në këtë hapësirë, secili prej tyre i vendos rrobat me të cilat punoi më shumë se 800 metra nëntokë.
Krejt këtë rutinë për 40 vjet e ka kaluar, minatori e tani kujdestari i kësaj miniere, Sadik Aliu.
“Minatorët si të dalin prej minierës, janë rrobat e punës, çizmet helmeta, rrobat e punës. Kur dalin prej minierës vijnë qetu, i hjekun teshat, shkojnë në banjo pastrohen”, tha Aliu.
E nga këtu, përmes këtij sinjali kërkojnë t’iu lëshohet uji për pastrim.
Ndërsa në dhomën tjetër, ndodhen rrobat dhe gjerat personale, me të cilat u ndanë 8 orë më parë.
“Buka e minatorit kanë thanë që është e shtrenjtë. Puna e minatorit është e rëndë, i kemi makinat me diesel, kancerogjene janë….”, tha ai.
Në këtë formë, përfundon dita e një minatori në minierën e Trepçës.
E këtyre, shpejt priten t’iu bashkohen edhe kolegë të tjerë.
Kjo pasi ndërmarrja publike Trepça, ka hapur konkurs për pranimin 180 vendeve të lira për punë praktike.
E këtë lajm, e kanë mirëpritur në Sindikatën e Trepçës.
Madje këta thonë se as ky numër nuk është i mjaftueshëm.
Por, Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Trepçës thotë se duhet të zgjidhen edhe problemet me të cilët minatorët aktual po përballën tash e sa kohë.
Puna praktike në këtë ndërmarrje do të bëhet në tri grupe, ku secili grup do të t’i ketë 60 praktikantë me kohëzgjatje prej 6 muajsh.
Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.