TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Bastisje në Dubravë – Parandalohet kontrabandë me narkotikë dhe telefona

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit të ShKK-së, pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nen organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

Siç bëhet e ditur në njoftim, qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh me mbështjellës, pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur të operatorit IPKO, si dhe dy SIM kartela të papërdorura të të njëjtit operator.

“Ky operacion, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

Tags: DubravëSHKKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kosova pranohet në Rrjetin për Shkollat e Sigurta

Kosova pranohet në Rrjetin për Shkollat e Sigurta

​KGJK miraton normën e punës së gjyqtarëve, hyn në fuqi nga 1 janari

​KGJK miraton normën e punës së gjyqtarëve, hyn në fuqi nga 1 janari

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një i dyshuar për “mashtrim në prokurimin publik”

Franca do të rikthejë shërbimin ushtarak vullnetar

Franca do të rikthejë shërbimin ushtarak vullnetar

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

Ronaldo gati për ndeshjen e parë të Botërorit

Zyrtarët thonë se bisedimet SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë po shënojnë përparim

Zyrtarët thonë se bisedimet SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë po shënojnë përparim

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kosova pranohet në Rrjetin për Shkollat e Sigurta

Kosova pranohet në Rrjetin për Shkollat e Sigurta

“Ditari”- 25.11.2025

“Ditari”- 25.11.2025

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit një vit pas armëpushimit – a pritet të ndodh e njëjta në Gaza?

OKB: Izraeli ka vrarë 127 civilë në Liban që nga fillimi i armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën