TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

by teve1
1 vit ago
4
A A
Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

Pas ambasadës gjermane, edhe ambasada franceze në Kosovë ka reaguar ndaj përpjekjeve për ta politizuar zbarkimin e sotëm të një ekipi të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ka dalë në mbështetje të plotë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se KFOR-i ka një rol të pazëvendësueshëm dhe meriton respektin e të gjithë aktorëve në rajon.

“Franca mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike,” ka deklaruar Guerot në rrjetin social “X”.

Ai gjithashtu ka përgëzuar mediat që kanë raportuar me saktësi për rolin e KFOR-it në operacionin për kërkimin e trupit të Rrahim Latifit, i cili u zhduk në Liqenin e Gazivodës dhe më pas u gjet nga njësitë e FSK-së.

France fully supports KFOR and its Commander. Since its creation, KFOR has played, and continues to play, an irreplaceable role in ensuring security for all. It deserves the respect and gratitude of all actors in the region. France will continue to provide it with all the…

— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 29, 2025

Më herët, në një deklaratë për media, ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka theksuar se ky ishte një operacion thjesht humanitar, i cili u zhvillua në përputhje të plotë me mandatin e KFOR-it dhe me miratimin e Komandantit të këtij misioni ndërkombëtar.

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

Ndryshe, qasja e partisë në pushtet ka nxitur reagime, pasi Lëvizja Vetëvendosje, përmes disa postimeve të zyrtarëve të saj, tentoi ta paraqesë operacionin si një arritje të FSK-së, duke theksuar se ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në veri të vendit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, publikoi fotografi nga operacioni në faqen e tij zyrtare në Facebook, por pa përfshirë imazhet që tregonin se FSK-ja ishte e shoqëruar nga automjetet e KFOR-it.

Tags: francaFSKKosovaLevizja VetevendosjeLiqeni i Ujmanit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

​‘Pse është ftohtë nëpër shkolla’, Rama drejton gishtin kah Ministria e Financave

​‘Pse është ftohtë nëpër shkolla’, Rama drejton gishtin kah Ministria e Financave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën