TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibishi vlerëson operacionin e FSK-së në Ujman, kërkon shmangie të politizimit

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Ibishi vlerëson operacionin e FSK-së në Ujman, kërkon shmangie të politizimit

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar angazhimin e FSK -së dhe ekipeve të tjera përkatëse në operacionin e kërkim-shpëtimit që rezultoi me gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit.

Ai ka theksuar se ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova kanë dëshmuar profesionalizëm dhe guxim edhe në raste të tjera në rajon, sidomos në terrene të vështira si lumenjtë dhe liqenet.

I pyetur se a po politizohet ky rast nga partitë politike, ai u përgjigj se nga partia në pushtet po politizohet më shumë ngase po atribuon vetën sikur të jetë rasti i parë.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon kanë qenë shumë të njohura për vendet bregdetare kur na kane ftuar që të nxjerrim personat të përmbytur në ujërat sidomos të rrëmbyeshme lumenj dhe liqen që kemi treguar një guxim një profesionalizëm të veçantë, mendoj që kjo është një lëvdatë së pari për një mision në veri pra të FSK-së ngase edhe emergjenca janë pjesë e mandatit të FSK-së, por edhe njëkohësisht profesionalizmi i shkëlqyeshëm të zhytësve të Kosovës……Secila parti po e zgjedh veten në një formë , partia në pushtet më shumë ngase po e atribuon vetën në atë se po llogaritet sikur rasti i parë, ka pas raste edhe mëhershme”, ka deklaruar Ibishi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, të martën pasdite është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit, i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 27 korrik 2025, në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit.

Gjetjen e tij e ka komfirmuar e FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook, dyshohet se i ndjeri kishte kërcyer nga ura dhe nuk kishte dalë më nga uji. Menjëherë pas raportimit të rastit, Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave (AME), Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e KFOR-it, nisi operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas një kërkimi intensiv disa orësh dhe falë përkushtimit e profesionalizmit të ekipeve në terren, trupi i pajetë është gjetur në zonën e liqenit të Ujmanit. Menjëherë pas evakuimit nga uji, trupi i viktimës iu dorëzua Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Ky rast ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin e strukturave të sigurisë në situata emergjente./teve1.info/

Tags: FSKkerkim-shpetimnuredin ibishiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ditari: 21.07.2026

Ditari: 21.07.2026

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkon dënimin e 13 të akuzuarve për bixhoz dhe vepra të tjera – mbrojtja lirimin e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën