TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berlusconi i papërmbajtshëm, planifikon emra të mëdhenj për Monzën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Berlusconi i papërmbajtshëm, planifikon emra të mëdhenj për Monzën

“Unë jam mësuar të fitoj trofe dhe do të provojmë të triumfojmë në Serinë A e më pas në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Silvio berlusconi menjëherë pasi Monza e tij siguroi ngjitjen për herë të parë në histori, në elitën e futbollit italian.

Dhe duket se planet e ‘kavalierit” janë vërtetë të mëdha, pasi mediat italiane raportojnë për disa emra të bujshëm, që mund t’i bashkohen skuadrës së Monzës, duke nisur nga Belotti, Sensi e Messias.

I pari është një futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin me Torinon dhe Berlusconi është gati të angazhohet personalisht për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij te Monza, duke i ofruar edhe një rol lideri, me shiritin e kapitenit në krah.

Megjithatë misioni nuk do të jetë i lehtë, pasi për Belottin interesohen disa klube italiane dhe jo vetëm, ndërsa vetë sulmuesi ka pretendime të mëdha ekonomike, pasi kjo pritet të jetë kontrata e fundit e rëndësishme për të.

Sa i përket mesfushës, Galliani e Berlusconi kanë projektuar firmën me Stefano Sensin, futbollist në pronësi të Interit, që gjysmën e dytë të këtij sezoni ishte në huazim te Sampdoria dhe që vështirë se do të rikthehet më te zikaltrit.

Interi është gati të heqë dorë nga kartoni i tij për një shifër prej 10-15 milionë eurosh, duke qenë se shpenzoi vetëm 25 katër vite më parë, për ta marrë nga Sassuolo.

Një tjetër emër në listën e Gallianit është edhe kampioni i freskët me Milanin në Serinë A, Junior Messias, që nuk ka bindur sa duhet Piolin e Maldinin dhe do të rikthehet sërish te Crotone, që ka pronësinë e kartonit.

Megjithatë vetëm për pak ditë, pasi Monza është gati të paguajë 7-8 milionë eurot e kërkuara nga Crotone për brazilianin dhe ta sjellë në dispozicion të trajnerit Stroppa për sezonin e ri.

Me emra të tillë, Berlusconi e Galliani synojnë jo vetëm të shtojnë ndjeshëm eksperiencën në ekip, por edhe cilësinë për të synuar diçka më shumë se mbijetesa, që në sezonin e tyre të parë në Serinë A

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Xhaka paralajmëron Zvicrën

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Dellova i bashkohet Dynamos këtë muaj

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e rriti votën e LDK-së

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e rriti votën e LDK-së

Bugaqku: Zhgënjimi me partitë dhe gjendja ekonomike ulën daljen në zgjedhje

Bugaqku: Zhgënjimi me partitë dhe gjendja ekonomike ulën daljen në zgjedhje

Emisioni “Info Nata” 08.06.2026

Emisioni “Info Nata” 08.06.2026

Zgjedhjet e 7 qershorit – Numërohen afër 100 për qind e votave

Ja sa vota kanë marrë deri tani liderët e partive politike

Nga mesjava ndryshim i motit

Nga mesjava ndryshim i motit

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Ndryshime në renditje, publikohen votat e para për deputetë pas numërimit të mbi 10% të votave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën