TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres i vazhdueshëm dhe dinamik

by teve1
9 muaj ago
0
A A
BE-ja hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres i vazhdueshëm dhe dinamik

Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar unanimisht hapjen e grupkapitullit të pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin.

Ky është kapitulli i fundit në kuadër të negociatave për anëtarësim.

Lidhur më këtë lajm, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar vendimin si një tjetër dëshmi të progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë drejt familjes evropiane.

“Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’”, shkruan Rama.

Në vijim, pritet që në fillim të muajit shtator të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare, e cila do të shënojë zyrtarisht hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me synimin që Shqipëria të anëtarësohet plotësisht në BE deri në vitin 2030.

Në këtë konferencë do të diskutohet edhe Grupkapitulli 4, që përfshin Axhendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme, me fusha si transporti, rrjetet trans-evropiane, energjia, mjedisi dhe ndryshimet klimatike. /rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Sa dëmtohet ekonomia e vendit nëse shkohet në zgjedhje?

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

​Trump thotë se nuk do ta lejojë Iranin të “shantazhojë” ShBA-në

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën