TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përpjekja e 51-të, sot a pritet të ketë konstituim të Kuvendit?

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Përpjekja e 51-të, sot a pritet të ketë konstituim të Kuvendit?

Sot do të mbahet përpjekja e radhës e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë e cila pritet të nis nga ora 11:00, do të tentohet që për herë të 51-të të votohet kryetari i Kuvendit.

Kjo është java e fundit e konstituimit të Kuvendit sipas afatit 30 ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Të shtunën kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj kryetar i Nismës Socialdemokrate kanë mbajtur një takim në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Nisma Socialdemokrate po kërkon postin e kryetarit të Kuvendit duke premtuar votën edhe për Qeverinë Kurti3. Por nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, por se posti i kryetarit të Kuvendit u takon atyre si partia fituese e zgjedhjeve.

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk po merr votat e mjaftueshme.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari në disa seanca me radhë po propozon votim të fshehtë për kryetare të Kuvendit, por që komisioni ad-hoc për këtë nuk po merr votat e mjaftueshme.

Opozita këtë ndryshim të formës së votimit po e cilëson si shkelje të rregullores.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ka paraqitur një kërkesë të dytë në Gjykatën Kushtetuese, që përfshin edhe kërkesën për masë të përkohshme, me qëllim të pezullimit të rrjedhjes së afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të ri.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësia që të shmangim futjen e institucioneve në një bllokadë pa fund, si dhe hyrjen në një situatë ku institucionet mund të krijoheshin në mënyrë kundërkushtetuese dhe të ishin të paafatshme. Kërkesa bëhet për të parandaluar dëmin e pariparueshëm dhe për të ruajtur interesin publik, dy kritere të cilat duhet të përmbushen për çdo kërkesë të tillë,” tha Osmani.

Presidentja shtoi se kjo iniciativë vjen si pasojë e mungesës së dakordimit ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve./teve1.info/
Tags: Gjykata KushtetueseKonstituimi i KuvenditseancaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ ndryshon vendimin, më 7 dhjetor bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Mblidhet KQZ-ja – Pritet certifikimi i kandidatëve, listës votuese dhe vendimi për qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike

Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore

Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore

KEDS: Për shkak të motit të ligë një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën