TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bllokohen llogaritë bankare për disa komuna, Ibrahimi: Komunave iu kanë marrë mbi 210 milionë euro

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Bllokohen llogaritë bankare për disa komuna, Ibrahimi: Komunave iu kanë marrë mbi 210 milionë euro

Pesë komuna në Kosovë janë duke u përballur me bllokimin e llogarive të tyre bankare, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e rregullt të institucioneve lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Për këtë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një deklaratë për KosovaPress thekson se problemi qëndron tek niveli qendror që nuk po konsultohet me komunat për “mjetet që po ua merr”.

Ai thotë se, komunat që u përballen me këtë dukuri, janë komuna e Ferizajt, Lipjanit, Drenasit, Vushtrrisë dhe Junikut.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është përgjigjur në pyetjet e KosovaPress.

“Komunave të Republikës së Kosovës në vazhdimësi janë duke i’u bllokuar xhirollogaritë bankare. Kemi pasë raste të tilla dhe vitin e kaluar po edhe këtë vit po na përsëriten. Për momentin deri sa jemi duke biseduar janë pesë komuna të cilat i kanë xhirollogaritë e bllokuara dhe po shpresojmë që gjatë këtyre ditëve, këto xhirollogari do të zhbllokohen. Është komuna e Ferizajit, Lipjanit, Drenasit, Vushtrisë, por sot kam pasur një bisedë edhe me kryetarin e Junikut por gjithashtu me të Vitisë, edhe kryetari i Junikut është ankuar sepse nuk do të ketë mjete për të mbuluar shpenzimet që do të dalin nga rryma, nga uji, nga menaxhimi i mbeturinave për godinat dhe objektet qe menaxhohen nga komuna e Junikut. Do të thotë komunat që një kohë janë duke u ballafaquar me këtë sfidë dhe problem kryesor po qëndron te niveli qendror. Niveli qendror më herët, në qeveritë e kaluara, komunat janë konsultuar paraprakisht se sa t’i merren mjetet financiare dhe prej cilave kategori do të i’u merren mjetet financiare. Tani nuk po konsultohen fare me komunat, vetëm kur komunat po e shohin që xhirollogaritë e tyre janë të bllokuara dhe nuk po kanë mundësi të kryejnë pagesa financiare ndaj operatorëve ekonomikë apo të kryejnë pagesa për shërbime”, tha ai.

Ibrahimi po ashtu theksoi se deri më tani, komunave të Kosovës i’u kanë marrë mbi 210 milionë euro.

“Deri më tani, Komunave të Republikës së Kosovës që nga viti 2022 e deri në fund të qershorit, i’u kanë marrë mbi 210 milionë euro për shkak të vendimeve gjyqësore ku në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me kontrata kolektive. Në vitin 2022 komunave i’u kanë marrë mbi 36 milionë euro, në vitin 2023 mbi 40 milionë euro, në vitin 2024 janë mbi 86 milionë euro, në këtë vit në gjysmë-vjetorin e parë janë mbi 47 milionë euro dhe shuma totale po del që është mbi 210 milionë euro”, tha ai.

Ibrahimi gjithashtu theksoi se niveli qendror e ka një mënyrë të thjeshtë për zgjidhjen e problemit, por se kjo çështje nuk është brengë e tyre.

“Në takime që asociacioni ka pasur me nivelin qendror, kryetarët e komunave në të kaluarën e kanë dhënë edhe propozimin se si të zgjidhet (problemi). Është krijimi i një vije buxhetore nga niveli qendror për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive dhe me parashikimin e vijës buxhetore dhe vendosja e asaj vije buxhetore në buxhetin e republikës së Kosovës, që nuk e kanë bërë që disa vite, kjo çështje mund të zgjidhet shumë lehtësisht, mirëpo niveli qendror nuk ka treguar asnjë gatishmëri për ta zgjidhur këtë problem”, tha ai.

Për komunën e Lipjanit, u deklarua nënkryetari i Lipjanit Diamant Bytyqi i cili u shpreh se nuk kanë marrë asnjë informacion nga Ministria e Financave për arsyet e bllokimit.

“Jo, nuk kemi informacione, as nuk na kanë dërgua shkresa as asgjë hiç, as nuk kemi informacion për çfarë arsye. Nuk e dimë a janë prej kontratës kolektive a nëse veç i kanë ekzekutua vetë, nuk na kanë dërgua as një informacion”, tha ai.

Për dëmet që ky bllokim mund të shkaktojë ai theksoi se “Nuk e dimë cilat kategori janë mbyllë dhe nuk e dimë se sa janë dëmet, por dëmet do të jenë të mëdha nëse vazhdon kështu”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Deklaroi rrejshëm se u rrëmbye, intervistohet një person në Zubin Potok

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Sa karburant është më mirë të keni në rezervuarin e veturës?

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Rama publikon pamje të rralla, Gjirokastra mbulohet nga bora

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Deklaroi rrejshëm se u rrëmbye, intervistohet një person në Zubin Potok

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

​Reagime të shumta rreth ekspozitës për masakrat, sot largohet nga sheshi

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën