TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca e Kosovës ka bërë publike një përmbledhje të vizitës zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar takimet dhe angazhimet që, sipas njoftimit, kishin për qëllim thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në.

Në fokus të kësaj vizite kanë qenë takimet me zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues të Kongresit, përfshirë:

Zv. Sekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Ndihmës Sekretarin në detyrë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan

Ambasadore Dorothy Shea, përfaqësuese në Misionin e SHBA-së në OKB

Senatorin Andy Kim

Kongresistin Ritchie Torres

Sipas njoftimit, në takimin me Landau, është diskutuar ndërtimi i kapitujve të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e Administratës Trump, me theks në siguri, zhvillim dhe investime.

Përveç takimeve zyrtare, Osmani ka marrë pjesë në tryeza diskutimi në disa nga institutet dhe universitetet më të njohura amerikane:

Në Hudson Institute në Washington D.C., ajo mbajti fjalimin kryesor për lidershipin amerikan në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në Johns Hopkins University, diskutoi për roli i Kosovës në arkitekturën globale të sigurisë dhe aleancën transatlantike.

Në Atlantic Council, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku foli për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Gjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani dekoroi me medalje presidenciale disa pjesëtarë të diasporës shqiptaro-amerikane për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, me ftesë të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Osmani mori pjesë në një darkë zyrtare për Kupën e Botës për Klube, ku takoi personalitete nga bota e sportit dhe politikës globale.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara – në vlera, në vizion dhe në veprim,” thuhet në fund të njoftimit zyrtar nga Presidenca.

Tags: SHBAtakimeTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Barça nis vitin 2026 me sukses, triumfon në Superkupë

Barça nis vitin 2026 me sukses, triumfon në Superkupë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën