TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtëpia në Malishevë bëhet shkrumb e hi nga zjarri – Dëmet afër 50 mijë euro

Një shtëpi në Malishevë ka mbetur e pabanueshme, si pasojë e zjarrit që e përfshiu atë. E se si ndodhi i gjithë rast, tregoi për televizionin pronari i saj.

by TËVË 1
1 vit ago
1 0
A A

E gjitha u bë shkrumb e hi.

Kjo pasi mesditën e së enjtes, një shtëpi në Malishevë u përfshi nga zjarri.

Detajet se si ndodhi rasti i tregoi për televizionin kryefamiljari i shtëpisë, Sadik Mazreku.

“O babe, shtëpia  është tu na kale, se djalin e kam pas aty ngat tu punu, se ai punon tjetërk. Unë në lokal. E kena nga ai me një kerr tjetër unë e kom thirr një shokë e I thash o nga se kerrin e kasha të prishur e I thash se diçka te shpija është tu u kall edhe jena ardh. Kur jena ardh këtu kanë qenë dy kojshi, djali I axhit dhe baba. Në atë si jam ardh unë janë ardh me ndihm të shpejt, me  zjarrfiksat me krejt jonë ardh”, tha Mazreku.

Ai thotë se dëmet janë afër 50 mijë euro.

Derisa dyshimet për këtë zjarr, Mazreku i lidh me problemet e vazhdueshme që kanë me tensionin e energjisë elektrike.

“Mu mendja po ma merr që është prej tensionit të rrymës. Me rrymë këto ditë ka shumë problem, përditë pa u nal një herë në ditë ose dy tre herë në ditë është e pa mundshme”, tregoi Mazreku.

Për këto dyshime, nuk patën një përgjigje nga KEDS-i.

Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, pas te gjeturave, do të dalin me një raport.

“Me të pranuar informatën për rastin në fjalë, i cili ka ndodhur dje, ekipi përkatës i KEDS-it ka dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar gjendjen. Me të shqyrtuar të gjeturat, komisioni përkatës, i cili formohet për raste të tilla, do të dalë me një raport përfundimtar”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Me gjithë dëmet që u janë shkaktuar, kësaj familje u dolën në ndihmë Shtabi Emergjent i Komunës së Malishevës.

“Në lidhje me rastin në fjalë, dëmet janë të konsiderushme. Për momentin shtëpia është e pabanushme. Palës i janë ofruar nga ana e Shtabit e Nivelit Komunal, ato ndihmat ligjore, si në për strehim, ndihma me pako ushqimore dhe gjëra të tjera”  , tregoi koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal të Malishevës, Halit Mazreku.

Me rastin po merren edhe Policia, të cilët thanë për tëvë1 se i njëjti po trajtohet si “Zjarrvënie”.

Kronikë e realizuar nga gazetarja – Adea Mustafaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prizren dhe një tjetri për manipulim

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për fajde në Prizren dhe një tjetri për manipulim

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, mbahen një varg aktivitetesh

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, mbahen një varg aktivitetesh

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dërguan në polici

Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit, përmend edhe Kosovën

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Mot sot në Kosovë, kryesisht i vranët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën