TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Disa banorë në disa lagje të Batllavës po ankohen se janë pa ujë të pijshëm që 20 vjet. Nëse nuk u bëhet një zgjidhje ata paralajmëruan edhe disa masa, derisa nga Komuna e Podujevës thanë për televizionin se punimet pritet të fillojnë gjatë muajit shtator.

by TËVË 1
10 muaj ago
1 0
A A

Ka disa vite që nuk kanë ujë të pijshëm.

E për këtë hall që kanë, banorët e Mahallës së Boshnjakëve në Batllavë po kërkojnë një zgjidhje.

Atë e shprehën përmes një proteste që mbajtën këtë të enjte.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Nexhmi Hyseni tha se gypi kryesor që mund ta kryej furnizimin me ujë për pesë komuna, kalon në arën e tij.

Ai paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren masa, do ta dëmtojë atë.

“Ky grunë momentin që hiqet, kanë me ardhë bagerat këtu e kanë me shpue, se këtu kalon gypi kryesor që i furnizon pesë komunat e Kosovës. E pesë komuna me u furnizu e unë mos me pas zgjidhje për fëmijët e mi, unë qaj i pari që kur të hiqet gruni, kom me pru bagerin, se ja kom dhonë betimin dhe jom zotu para qetyne njerëzve, se jam kanë në Këshill”, tha përfaqësuesi i lagjes, Nexhmi Hyseni.

E sipas banorit tjetër, Haki Hyseni, pa ujë të pijshëm janë që 20 vjet.

“Qe 20 vjet ujë të pijshëm s’kemi në lagjën tonë. Unë zgjidhjen për ujë për me vaditë e kom bo, bunarin 77 metra e kom. Ujë kom sa dush, po ky ujë nuk është as me vaditë, le mo me pi. Është veç për nevojat personale në oborr, plus asaj i ka tha krejt”, deklaroi ai.

Por punimet rreth këtij problemi, sipas zëdhënësit të komunës së Podujevës, pritet të nisin gjatë muajit shtator.

“Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me kompaninë rajonale të ujësjellësit në Prishtinë, ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Sivjet po planifikohen që për atë lagje i ka nda diku 60 mijë euro, por edhe Komuna e Podujevës do të participojë në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, dhe këta banorë më pas do të kenë ujë të pijshëm”, tha Fatri Zhitia.

Një gjë të tillë e konfirmuan për televizionin edhe nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës.

“Buxheti prej 60 mijë euro është ndarë sot për vendosjen e një arterie të re vetëm për ata banorë që nuk kanë ujë aty. Kështu që zgjidhja bëhet këtë vit për ta”, deklaroi Arjeta Mjeku.

Nëse nuk u bëhet një zgjidhje, banorët paralajmëruan se do të ndërmarrin edhe organizime të tjera.

Kronikë e realizuar nga gazetarja – Adea Mustafaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Deklarata e Gecit për Thaçin, flet Kurti: Haxhiu ia tërhoqi vërejtjen e ia ndërpreu fjalën, s’jam kryetar i ndonjë komisioni disiplinor

Inspektorët zbulojnë shkelje në Fushë Kosovë, pezullohen punimet në një vendpunishte

​Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen

Haxhi Avdyli: Mirëmengjesi nga unë dhe presidentja më e mirë pas pavarësisë, Vjosa Osmani

Haxhi Avdyli: Mirëmengjesi nga unë dhe presidentja më e mirë pas pavarësisë, Vjosa Osmani

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 10 personave për bixhoz

Për tre muaj, Prokuroria në Pejë ka ngritur 371 aktakuza kundër 458 personave

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Vdes Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Kryetari Aliu: Lajm tronditës, fort i trishtë e pikëllues

Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën