TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Policia e Kosovës ka nevojë për reformim të plotë

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Policia e Kosovës ka nevojë për reformim të plotë

​Ish-hetuesi i Policisë, Murat Mehmeti, vlerëson se Policia e Kosovës ka nevojë për një reformim të plotë, veçanërisht në menaxhimin e lartë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Mehmeti ka thënë se duhet të ketë rirenditje të strukturës drejtuese pasi, sipas tij, pasojat e menaxhimit të dobët ndikojnë në shërbim.

“Unë i kam kaluar dhjetë vite në Policinë e Kosovës dhe mendoj se Policia duhet të reformohet, veçmas menaxhmenti i lartë i Policisë. Duhet të ketë një rirreshtim ose një rirenditje totale e menaxhmentit të PK-së sepse pasojat i ka vetë shërbimi. Është mirë siç thuhet në gjuhën popullore ‘të ndahet shapi nga sheqeri’ dhe të fillohet me një riorganizim total brenda Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka theksuar se trajnimi për zyrtarët policorë në të ardhmen duhet të zgjatet më shumë se 2 muaj.

“Unë e kam përmendur edhe më herët që trajnimi për një zyrtar policor është shumë i shkurtër 2 muaj kur pothuajse në shumicën e shteteve demokratike trajnimi është njëvjeçar. Unë besoj që kushdo që e merr në dorë Policinë në të ardhmen duhet të ulet dhe të mendoj që Policia e Kosovës ka nevojë më gjatë me u trajnu sesa 2 muaj”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, reagimin e pesë zyrtarëve policorë në rastin e vdekjes së Agon Fejzullahut nga Lipjani, ish-hetuesi policor e ka parë më të ashpër se që është kërkuar.

“Natyrisht zyrtarët policorë duhet t’i përgjigjen situatës qoftë kur kërkohet nga vetë qytetarët apo kur takohen me probleme..Nga veprimet e viktimës më duket se ka qenë reagim pak më i ashpër sesa ka kërkuar situata. Sado që ai ndoshta do të kishte dëmtuar ndonjë veturë, prapë dëmet materiale janë të parëndësishme, krahasuar me jetën e njeriut”, ka deklaruar Mehmeti.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Mourinho ka marrëveshje me Realin, firmos deri më 2028

Jasir Asani në ekipin e sezonit në Champions

Jasir Asani në ekipin e sezonit në Champions

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

“Koha po ecën”: Trump shton presionin ndaj Iranit

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën