TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

Ish-drejtuesit e FBI-së dhe CIA-s janë vënë nën hetim lidhur me mundësinë e dhënies së deklaratave të rreme përpara Kongresit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, në të cilat Donald Trump fitoi mandatin e tij të parë, sipas raportimeve të mediave.

Ky zhvillim pason publikimin e një raporti nga drejtori aktual i CIA-s, John Ratcliffe, javën e kaluar. Në raport thuhej se John Brennan, ish-drejtori i CIA-s nën administratën Obama, dhe James Comey, ish-drejtori i FBI-së, kishin “manipuluar të dhënat e inteligjencës” në një Vlerësim të Komunitetit të Inteligjencës, të hartuar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2016, raportoi CNN.

“E gjithë bota tani mund ta shohë të vërtetën: Brennan, ish-(Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James) Clapper dhe Comey manipuluan inteligjencën dhe heshtën profesionistët e karrierës – të gjitha për të kapur Trumpin. Faleminderit oficerëve të karrierës së CIA-s që kryen këtë shqyrtim dhe ekspozuan faktet”, tha Ratcliffe në X më 2 korrik, ditën kur publikoi raportin.

CNN raportoi se ende nuk dihet nëse hetimi ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s ka kaluar fazën fillestare. Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë refuzoi të komentonte, duke thënë: “Ne nuk komentojmë mbi hetime që janë ende në zhvillim”.

Comey u shkarkua nga Presidenti Trump në maj të vitit 2017, ndërsa Brennan dha dorëheqjen më 20 janar të po atij viti, në ditën që Trump mori detyrën. Të dy ishin emëruar nga ish-presidenti Barack Obama.

Për vite me radhë, Trump ka sulmuar publikisht Brennan dhe Comey. I pyetur për hetimin e fundit, ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se “Comey dhe Brennan janë njerëz shumë të pandershëm”, duke shtuar: “Mendoj se janë shumë të korruptuar dhe ndoshta duhet të paguajnë një çmim për këtë”.

Brennan dhe Comey udhëhoqën hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe lidhjet e mundshme të fushatës së Trump me zyrtarë rusë – hetime që Trump i ka cilësuar si “mashtrim politik”, megjithëse këto janë mbështetur nga një komision dypartiak i Kongresit dhe nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Trump, i cili prej kohësh e portretizon veten si viktimë të një fushate të padrejtë hetimesh, ka bërë thirrje që drejtësia amerikane të ndjekë penalisht zyrtarët që kanë hetuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pas skandalit Watergate në vitet ’70, gjatë presidencës së Richard Nixon, u vendos një ndarje e qartë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Drejtësisë, për të parandaluar ndikimin politik mbi organet e zbatimit të ligjit.

Megjithatë, Trump ka shpërfillur këto norma të papërcaktuara me ligj dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që kundërshtarët e tij politikë të ndiqen penalisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

​Trump thotë se nuk do ta lejojë Iranin të “shantazhojë” ShBA-në

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën