TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Asnjë polic s’mund të shpallet fajtor pa vendim gjykate, s’duhet etiketuar as Policia në tërësi

by teve1
1 vit ago
2
A A
Hoxha: Asnjë polic s’mund të shpallet fajtor pa vendim gjykate, s’duhet etiketuar as Policia në tërësi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka thënë se asnjë nga zyrtarët policorë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit nga Lipjani nuk duhet paragjykuar dhe shpallur të fajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Hoxha në emisionin “Ditari” në Tëvë1 po ashtu ka theksuar se rasti nuk duhet të shërbejë si arsye për të paragjykuar apo etiketuar negativisht gjithë institucionin e policisë.

“Mos të paragjykojmë duke I shpallur të fajshëm dhe përgjegjës asnjë nga zyrtarët përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës sepse themeli i drejtësisë është parimi i prezumimit të pafajësisë. Nuk ka përgjegjësi kolektive, pra secili individ mund të ketë përgjegjësinë personale të tij dhe edhe në këtë rast secili nga zyrtarët policorë varësisht nga zhvillimi i hetimeve mund të ketë përgjegjësinë e vet për veprimet apo mosveprimet e tyre dhe asesi as nuk duhet të paragjykohen si grup pesë zyrtarët e dyshuar dhe asesi të mos gjykohet në tërësi organizata policore dhe të etiketohet Policia me gjithë fatkeqësisht lëshimet e kohëve të fundit në disa raste që ka filluar ta humb imazhin”, ka thënë Hoxha.

Megjithatë, sipas tij, rasti i 27-vjeçarit duhet të jetë një pikë kthese për Policinë e cila siç vlerëson ai varësisht nga rezultatet e këtij hetimi duhet të ndërmarrë disa hapa reformues.

“Unë po besoj që ky rast duhet të jetë një pikë kthese ku varësisht prej rezultateve të hetimeve duhet ndoshta të ndërmerren disa hapa reformues brenda stacioneve policore e sidomos në Akademinë e Policisë të trajnimeve duke shtuar afatin e trajnimeve për zyrtarët policorë të rinj e po ashtu duke I dhënë theks të vecantë përdorimit të forcës si asaj duarthatë po ashtu edhe përdorimit të armës që me ligj i kanë të autorizuara zyrtarët policorë “, ka theksuar Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve

“Info Nata”- 25.11.2026

“Info Nata”- 25.11.2026

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Bayerni mposhtet nga Lille

Bayerni mposhtet nga Lille

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën