TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DhTIK kërkon hetim nga Avokati i Popullit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
DhTIK kërkon hetim nga Avokati i Popullit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka reaguar ndaj bllokadës që u është bërë bizneseve nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës, lidhur me regjistrimin e automjeteve.

Përmes një komunikate për media, Dhoma ka njoftuar se ka kërkuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit që të nis hetimet mbi këtë praktikë të cilësuar si të padrejtë dhe me pasoja të rënda për ekonominë.

Sipas Dhomës, problemi qëndron tek zbatimi i një paragrafi të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht Neni 89, paragrafi 4, i cili, sipas Policisë së Kosovës, ndalon regjistrimin e çdo automjeti të një subjekti juridik nëse ky subjekt ka ndonjë gjobë të papaguar për çfarëdo automjeti tjetër në pronësi të tij.

“Kjo praktikë ka filluar të zbatohet më datë 31.05.2025 nga Policia e Kosovës, me ç’rast bizneset që kanë gjoba të papaguara, nuk po mund t’i regjistrojnë veturat e tyre pa i paguar të gjitha gjobat, pavarësisht se cili automjet është ndëshkuar, dhe kjo po ndikon në funksionimin normal të bizneseve, qarkullimin ekonomik dhe të drejtën për ushtrim të veprimtarisë së tyre”, thuhet në komunikatë.

Dhoma ka theksuar se zbatimi i këtij neni është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, duke i mohuar pronarëve të drejtën për të shfrytëzuar pronën e tyre.

“DhTIK vlerëson se me këto veprime është shkelur Neni 46, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se e drejta e pronës është e drejtë e garantuar. Pra, zbatimi i Ligjit nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Neni 89, paragrafi 4, i pamundëson pronarit të pronës, qasjen dhe shfrytëzimin e pronës, duke e bllokuar dhe pamundësuar shfrytëzimin e pronës së tij”, thuhet më tej.

Sipas Dhomës, ky nen është futur pa konsultime dhe përmbajtja e tij nuk i përket tematikës së nenit në fjalë, i cili ka të bëjë ekskluzivisht me ndalesat e parkimit dhe jo me çështjet e regjistrimit.

“Paragrafi 4 i Nenit 89 është futur në mënyrë të pa konsultuar dhe të pakoordinuar në një nen që ka për objekt vetëm ndalesat e parkimit. Kjo përbën një kontrabandim normativ që krijon pasiguri ligjore dhe hap rrugën për interpretime të rrezikshme në praktikë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas tyre, kjo praktikë po shkakton dëme të drejtpërdrejta për bizneset.

“Kjo praktikë po pamundëson regjistrimin e automjeteve që nuk kanë asnjë gjobë, duke bllokuar qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe angazhimeve kontraktuale. Si pasojë, bizneset po pësojnë humbje të drejtpërdrejta financiare dhe po cenohen në të drejtën për të ushtruar aktivitetin e tyre. Gjithashtu kjo praktikë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e numrit të veturave të paregjistruara në trafik”.

Tags: Agjencia e Regjistrimit CivilDhTIKPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën