TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maliqi: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë pa kufi, autopsia do zbulojë nëse u tejkalua dhuna

by Tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Maliqi: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë pa kufi, autopsia do zbulojë nëse u tejkalua dhuna

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka folur lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu gjatë ndërhyrjes së Policisë në Lipjan, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tevë1.

Maliqi theksoi se çdo përdorim force nga zyrtarët policorë, edhe ai minimal, duhet të raportohet zyrtarisht brenda Policisë së Kosovës. Ai përmendi ekzistencën e një komisioni të brendshëm që trajton rastet e përdorimit të forcës, të cilin e ka drejtuar vetë për pesë vjet.

“Zyrtarët policorë, edhe kur përdorin forcën minimale, kanë për detyrë ta raportojnë atë. Ka një komision brenda Policisë që merret me këtë. Vendosja e kamerave është shumë e mirë, sepse ndihmon të kuptohet qartë çfarë ka ndodhur,” u shpreh Maliqi.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai tha se suspendimi i pesë zyrtarëve policorë është hapi i parë, por vendimet përfundimtare do të varen nga procesi hetimor.

“Hetuesia do të tregojë nëse ka pasur tejkalim të forcës. Ka dëshmitarë dhe prova të tjera që do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Nëse provohet tejkalimi, atëherë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar, sepse askush nuk është i lejuar të përdorë forcë jashtë ligjit,” tha ai.

Maliqi komentoi edhe mënyrën e ndërhyrjes së policëve në momentin e arrestimit të 27-vjeçarit.

“Forca policore duhet të jetë proporcionale. Në këtë rast nuk mund të them me siguri se është tejkaluar, por nga pamjet duket që pesë policë janë hedhur mbi një person. A ka pasur goditje apo diçka tjetër, do ta vërtetojë raporti i autopsisë,” deklaroi ai.

Në fund, Maliqi shtoi se edhe Policia e Kosovës do të mbështesë hetimin e rastit për të garantuar transparencë dhe drejtësi.

Rasti i vdekjes së Zejnullahut ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa hetimet janë në zhvillim nga Prokuroria, Inspektorati Policor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Tags: Kendi i debatitpolicia e kosoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Shala: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Emisioni “Info Nata” 04.02.2026

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

Kamberi: Kongresi amerikan fut në agjendë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

A do të fuzionohet VLEN-i? Kim Mehmeti: Nuk ka llogari për një parti me dy udhëheqës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Mehmeti: Vjosa Osmani është presidentja më e mirë pas Ibrahim Rugovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën