TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pas gati tre dekadash, vajza do të varrosë nënën e vrarë në gjenocidin e Srebrenicës

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Pas gati tre dekadash, vajza do të varrosë nënën e vrarë në gjenocidin e Srebrenicës

Pothuajse tre dekada pas masakrës që tronditi Evropën, Behija Rotiç më në fund do të ketë mundësinë të varrosë nënën e saj, Fata Bektiç – viktimë e gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995.

Fata Bektiç ishte 67 vjeç kur u vra nga predhat serbe ndërsa po përpiqej të gjente strehim në bazën e Kombeve të Bashkuara në Potoçari.

Behija, tani 58 vjeç, është e vetmja e mbijetuar nga familja pesëanëtarëshe Bektiç, pasi humbi babain dhe dy motrat pas luftës.

Për gati 30 vjet, ajo nuk kishte asnjë informacion të saktë për fatin e nënës së saj, derisa mbetjet e saj u zbuluan në një varr të cekët në vitin 2021 dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së në fillim të këtij viti, shkruan Anadoly.

E emocionuar, Behija kujton momentet e fundit me nënën: “Gjatë gjithë luftës qëndruam në fshatin tonë. Por kur ra Srebrenica, u nisëm për në Potoçari si të gjithë të tjerët. Ajo nuk mund të ecte, por nuk mund ta linim pas. Aty e vrau predha.”

Në atë kohë, Fata ishte mbi kalë për shkak të sëmundjes. Burri i Behijës, Remzo Rotiç, rrëfen se babai i saj, Meho, ishte detyruar nga forcat serbe që të varroste gruan e tij në një varr të cekët, pranë Potoçarit.

Vite më vonë, familja u përpoq të gjente vendin ku ishte varrosur Fata. Me një përshkrim të Mehos, ata shënuan vendin me një gur të bardhë. Por në vizitat e mëvonshme, varri ishte bosh.

Një moment veçanërisht tronditës për Behijën ishte njohja e këpucëve të nënës së saj gjatë procesit të identifikimit – një detaj që e copëtoi emocionalisht, por i dha fund një pasigurie të gjatë.

Sot, më 11 korrik, në ceremoninë përkujtimore që mbahet çdo vit në Potoçari, do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të reja të identifikuara të gjenocidit. Përveç Fata Bektiç, mes tyre janë edhe dy djem të rinj, Senajid Avdiç dhe Hariz Mujiç, që kishin vetëm 19 vjeç kur u vranë.

Që nga fundi i luftës, 6,765 viktima janë varrosur në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Rreth 250 të tjera janë varrosur në varreza lokale sipas dëshirës së familjarëve.

Megjithatë, mbi 1,000 viktima të gjenocidit ende rezultojnë të zhdukur.

Gjenocidi i Srebrenicës, i kryer në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiç, mbetet krimi më i rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli del me sqarim për ndaljen e blloqeve në KEK

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën