TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK: Vetëvendosje po rrezikon stabilitetin institucional me bllokimin e Kuvendit

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Bajrami: LDK merr pjesë në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga LVV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues përmes dështimeve të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetares së tij.

Sipas Bajramit, në gjashtë seanca të mbajtura deri më tani, kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, ndërsa kanë pasuar 34 tentativa të pasuksesshme për të formuar komisionin për votim të fshehtë.

Deputetja e LDK-së theksoi se Gjykata Kushtetuese ka bërë të qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre dhe jo sipas urdhrave partiakë, duke nënkuptuar se Vetëvendosje po shkel parimet demokratike.

“Deputetët, përmes votës së tyre, kanë treguar se nuk e mbështesin krijimin e komisionit për votim të fshehtë dhe rrjedhimisht janë kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit. Këto dështime e bëjnë të qartë që nuk ka vullnet politik për këtë zgjedhje, e megjithatë, Vetëvendosje vazhdon të përsërisë të njëjtin skenar, pa asnjë rezultat,” deklaroi Bajrami.

Ajo paralajmëroi se vazhdimi i këtij qasjeje po rrezikon seriozisht stabilitetin institucional dhe kushtetues të vendit, ndërsa përgjegjësinë për situatën aktuale ia atribuon plotësisht Vetëvendosjes dhe deputetit Albin Kurti.

“Kur të përmbyset rendi kushtetues, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Dhe për këtë, përgjegjësia historike do të mbetet mbi Vetëvendosjen,” përfundoi ajo.

Tags: Deputetja e LDK-seHykmete BajramiLDKTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin në Skenderaj ku u arrestuan pesë të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin në Skenderaj ku u arrestuan pesë të dyshuar për krime lufte

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën