TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia e një fëmije në Gaza: 3-vjeçari me plagë në tru pas sulmit izraelit

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Tragjedia e një fëmije në Gaza: 3-vjeçari me plagë në tru pas sulmit izraelit

Është sikur e gjithë pesha e luftës së Izraelit në Gaza ka rënë mbi supet e një fëmije 3-vjeçar.

Amr al-Hams, i plagosur rëndë nga një sulm ajror izraelit që goditi tendën e familjes së tij, gjendet i shtrirë në një shtrat spitali në jug të Gazës – pa nënë, pa mundësi të flasë ose të lëvizë, dhe me shrapnel në tru.

Nëna e tij shtatzënë u vra në sulm. Babai i tij, i mbërthyer nga dhimbja e thellë, ka rënë në një paralizë emocionale pas humbjes së bashkëshortes.

Ndërkohë, Amri i vogël, i sapo dalë nga kujdesi intensiv në Spitalin Nasser të Khan Younis, përballet me dhimbje të vazhdueshme dhe pa asnjë shpresë për rehabilitim.

Tezja e tij, Nour al-Hams, tashmë kujdestarja e tij kryesore, tha për Associated Press se, po përpiqet të kujdeset për të dhe se në përpjekje për ta qetësuar, herë pas here i thotë se nëna e tij do të kthehet së shpejti.

“Po përpiqem sa më shumë që mundem. Është e vështirë,” tha ajo, ulur pranë krevatit të tij.

Historia e Amrit është vetëm një ndër shumë tragjeditë njerëzore që vijnë nga lufta në Gaza.

Gati 21 muaj pas nisjes së luftës, sektori shëndetësor në Gaza është në kolaps. Nga 36 spitale, pothuajse gjysma janë nxjerrë jashtë funksionit.

Bombardimet e përditshme izraelite kanë mbingarkuar kapacitetet e mbetura, ndërsa spitale si Nasser funksionojnë vetëm pjesërisht, duke u përballur me mungesa të mëdha.

Mungojnë gjithçka: nga mjetet më bazike si garzat dhe qepjet, te pajisje jetike si respiratorët apo skanerët, shumë prej të cilëve janë jashtë funksionit dhe nuk mund të zëvendësohen për shkak të bllokadës.

Për fëmijë si Amri, kjo do të thotë jo vetëm humbje familjare, por edhe pamundësi për të marrë trajtimin e nevojshëm për të mbijetuar – pa rehabilitim, pa terapi, pa qetësim dhimbjeje të mjaftueshëm.

Tragjedia e tij është një pasqyrë e dhimbshme e gjendjes humanitare në Gaza – një luftë që vazhdon të godasë më të pambrojturit, ndërsa spitalet luftojnë për të mbijetuar vetë.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 57,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshehni kriminelët e luftës

Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshehni kriminelët e luftës

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

​Trump thotë se nuk do ta lejojë Iranin të “shantazhojë” ShBA-në

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

​Podujeva pa ujë qe dy ditë

​Podujeva pa ujë qe dy ditë

Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshehni kriminelët e luftës

Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshehni kriminelët e luftës

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

​Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

50 lokacione, 34 të arrestuar, 170 mijë euro, armë e vetura të sekuestruara – Detaje të reja nga aksion i Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën