TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Në qytetin e Ferizajt tashmë ka filluar transporti urban, por që ende ka mungesë të pritoreve. Opozita akuzon nivelin lokal se ka lëshuar këtë projekt pa infrastrukturë përcjellëse. Derisa Komuna premtoi zgjidhje së shpejti për qytetarët.

by Lindrit Zejnullahu
7 muaj ago
3 0
A A

Në fillim të këtij muaji, u inaugurua Stacioni i ri i autobusëve në qytetin e Ferizajt.

E për herë të parë, filloi edhe transporti publik urban në këtë qytet.

Mirëpo, ende për qytetarët nuk është bërë një zgjidhje pasi që nuk ka pritore.

Asamblisti opozitar, Amir Rexhepi thotë se niveli lokal ka lëshuar në funksion pa u rregulluar infrastruktura e këtij projekti, andaj kërkon që të zgjidhet kjo sa më parë.

“Ne përgjatë këtyre dy javëve kemi marrë shumë shqetësime nga qytetarët tonë, të njëjtit janë ankuar se nuk kanë ndonjë vend të caktuar se ku duhet ta presin autobusin dhe kjo është mjaft shqetësuese. Si duket, kryetari është ngutur paksa që ta lëshojë në funksion trafikun urban mirëpo i njëjti po ka shumë vështirësi që të funksionojë ashtu siç do duhej, ashtu siç funksionon në komunat tjera”, tha Rexhepi.

Edhe nga Komuna e Ferizajt thonë se janë në dijeni për këtë, por që së shpejti do të përfundohen edhe këto projekte.

“Sa i përket qytetit nuk është i tëri pa pritore, kanë qenë disa pritore të mëhershmë të cilat janë shfrytëzu për linjat ndërurbane të gjitha tjerat që kanë qarkulluar përmes qytetit të Ferizajt. A është e nevojshme të ketë pritore, ne e kemi paraparë edhe në plan dhe kemi bërë thirrjet që të vazhdohet me pritore të reja, jemi në fazën përfundimtare të procesit të vendosjes së pritoreve të reja” , tregoi drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Alberton Sahiti.

Drejtori i Shërbimeve Publike jep edhe një afat se kur pritet të përfundojë e gjithë puna për këto stacione.

“Gjithmonë duke pasur parasysh se dinamikat e punës jo gjithmonë i përcaktojmë ne. Nëse është interesi jonë në një afat sa më të shpejtë që të kryhet kjo punë, mirëpo besoj që për një afat prej 30 ditësh do të jetë gjithçka e përfunduar sa i përket punës së pritoreve të autobusëve, e thashë më herët nëse ne kishim dasht me bë e kishim bë sot ose nesër ish përfundu ajo, mirëpo kuptohet është bërë për herë të parë transporti urban në Ferizaj dhe i ka punët e veta, testimin e vet, nuk mund të përfundohen të gjitha punët brenda ditës”.

Punimet për këtë projekt kishin nisur para katër vjetësh dhe ishte ndër premtimet kryesore të kryetarit të Komunës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën