TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump dhe Hegseth pranojnë dyshimet për nivelin e dëmtimit të centraleve bërthamore iraniane

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Trump dhe Hegseth pranojnë dyshimet për nivelin e dëmtimit të centraleve bërthamore iraniane

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth kanë pranuar se kanë dyshime në lidhje me shkallën e dëmit të shkaktuar në centralet bërthamore të Iranit, pas bombardimeve amerikane.

Kjo vjen pas publikimit të një vlerësimi të Pentagonit se, në kundërshtim me deklaratat e aministratës amerikane, programi iranian ishte vonuar vetëm për disa muaj.

“Informacioni ishte shumë i paqarte”, u tha Trump gazetarëve në një samit të NATO-s në Hagë, duke futur një element pasigurie për herë të parë pas disa ditësh deklaratash të theksuara se shkatërrimi kishte qenë total.

“Informacionet e inteligjencës thonë se nuk e dimë. Mund të ketë qenë shumë e rëndë. Kjo është ajo që sugjeron inteligjenca.”

Gjatë ditës, pretendimet e Trump u bënë më të gjera, duke hedhur poshtë madje raportet nga mbikëqyrësi bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), se stoku prej 400 kg i Iranit me uranium të pasuruar 60% nuk ​​mund të llogaritej më dhe dukej se ishte zhvendosur.

Kurse, të mërkurën vonë, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, në kundërshtim me të deklaratat e mëparshme të inteligjencës, tha se të dhëna të besueshme të inteligjencës tregonin se programi bërthamor i Iranit ishte dëmtuar rëndë dhe do të duheshin vite për t’u rindërtuar.

Trump pretendoi se javën e ardhshme do të ketë një takim SHBA-Iran për të negociuar përsëri rreth programit bërthamor të Teheranit.

“Do të flasim me ta javën e ardhshme me Iranin, mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di”, tha ai, përpara se të shtonte: “Nuk më intereson nëse kam një marrëveshje apo jo”.

Kurse, të mërkurën, sekretari i mbrojtjes e përshkroi dëmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit nga bombardimet amerikane dhe izraelite si “të moderuar deri të rëndë”.

Ai u zotua se do të kishte një hetim të FBI-së për rrjedhjet e informacionit nga Pentagoni, por gjithashtu pretendoi se informacioni i rrjedhur ishte i rremë.

Tags: hegsethIranTeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Nuk do të përdor forcë në Grenlandë

Trump: Nuk do të përdor forcë në Grenlandë

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Trump vonohet në Davos, takimi dypalësh me kancelarin Merz anulohet

Trump vonohet në Davos, takimi dypalësh me kancelarin Merz anulohet

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë: Një i vdekur dhe 37 të plagosur

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë: Një i vdekur dhe 37 të plagosur

Trump: Nuk do të përdor forcë në Grenlandë

Trump: Nuk do të përdor forcë në Grenlandë

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK jep 10 rekomandime për Policinë për rastet e trafikimit me narkotikë

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi nga Kosova vdes në një aksident në Maqedoninë e Veriut

Zhegrova ftohet nga Spalletti, nuk starton ndaj Benficas

Zhegrova ftohet nga Spalletti, nuk starton ndaj Benficas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën