TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

by teve1
1 vit ago
0
A A
Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

Brad Pitt ka thënë se do të ishte i hapur për të punuar përsëri me kolegun e tij Tom Cruise, por vetëm me një kusht.

Në një intervistë të re me E! News, Pitt fillimisht tregoi se ai dhe Cruise garuan së bashku me go-kart (gara në pista të mbyllura), pas xhirimeve të filmit “Interview With the Vampire” në vitin 1994, duke theksuar se dyshja kanë raport shumë të mirë.

Por, kur gazetari e pyeti se çfarë do të duhej për t’i parë të dy në një film përsëri së bashku, Pitt shpjegoi rregullin e tij të vetëm.

“Nuk dua të rri në ajër, duke u kapur te ndonjë helikopter, apo gjëra të tilla, ndaj do të punojmë së bashku kur ai të bëjë përsëri diçka praktike”, tha ai me humor.

Tom Cruise ka shprehur vlerësimin për filimin e fundit të Brad Pitt, “F1”, duke e cilësuar si të realizuar mjaft mirë.

Regjisori i “F1”, Joseph Kosinski, ishte gjithashtu regjisor i filmit “Top Gun: Maverick” në vitin 2022, me protagonist Tom Cruise, i cili fitoi 1.5 miliardë dollarë, duke e bërë atë suksesin më të madh të karrierës së Cruise deri më sot.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as krahasimet mes dy aktorëve. Graham Kelly, menaxheri i automjeteve në “F1”, ishte pak më i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që do të kishte ndodhur nëse Cruise do të kishte luajtur në film në vend të Pitt.

“Do të kishim debate. Tom e çon deri në limit skenën. Pra, me të vërtetë deri në limit. Kjo më frikëson”, tha ai . “Ndërsa Brad dëgjon dhe i di aftësitë e tij, ndaj mendoj se ai ndonjëherë thotë: “Po, nuk do ta bëj këtë skenë”.

“Interview With the Vampire” është një film horror gotik amerikan i vitit 1994, me regji nga Neil Jordan, i bazuar në romanin e vitit 1976 me të njëjtin emër nga Anne Rice.

Në rolet kryesore janë Tom Cruise dhe Brad Pitt. Filmi rrëfen jetën e dy vampirëve, Lestat dhe Louis, si dhe transformimin e një vajze të re Claudia (luajtur nga Kirsten Dunst) në vampir.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Përurohet një pjesë e “Rrugës A” në Prishtinë

Përurohet një pjesë e “Rrugës A” në Prishtinë

​Rrahja në KK të Mitrovicës, drejtori i Kulturës Asllani: Ua rikujtova keqpërdorimet, pasuan thirrjet për qërim hesapesh

​Rrahja në KK të Mitrovicës, drejtori i Kulturës Asllani: Ua rikujtova keqpërdorimet, pasuan thirrjet për qërim hesapesh

Gjini: Aleanca kërkon anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Gjini kërkon nga qytetarët ta lexojnë raportin e Qeverisë për të arriturat: Krahasone me përvojat tuaja gjatë këtyre viteve

Policia nis fushatën kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”

Policia nis fushatën kundër dhunës në familje: “Mos hesht, raporto!”

​PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

​PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Presidentja dhe deputetet diskutojnë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri

Presidentja dhe deputetet diskutojnë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën