TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dreshaj: Mbi 300 kompani kanë ngritur padi ndaj ZRrE-së, së shpejti dorëzojmë padinë në organet e drejtësisë

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Dreshaj: Mbi 300 kompani kanë ngritur padi ndaj ZRrE-së, së shpejti dorëzojmë padinë në organet e drejtësisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit ZRrE-së lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Bazuar në këtë vendim, OEK i ka kërkuar ZRrE-së, të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

E për këtë, Besart Dreshaj nga Lidhja e bizneseve të Kosovës ka deklaruar se e kanë pritur një vendim të tillë nga ana e bizneseve, pasi sipas tij ky vendim ka qenë i jashtëligjshëm dhe i dhunshëm për të dalë në tregun e lirë të energjisë.

Madje, ai ka thënë se janë mbi 300 kompani të cilat kanë ngritur padi ndaj ZRrE-së, derisa ai shtoi se së shpejti do të dorëzojnë padinë në organet kompetente të drejtësisë.

Sipas Dreshaj, 40 mijë punëtorëve u rrezikohet fati i tyre.

“Së pari është një vendim i cili ka qenë i pritur nga ana jonë si lidhje e bizneseve, nga ana e bizneseve në përgjithësi sepse ky vendim ka qenë i jashtëligjshëm dhe ka qenë vendim i dhunshëm për të dalë në tregun e lirë të energjisë sipas këtyre që i thuhet treg i lirë i energjisë se në fakt s’kemi të bëjmë me tregun e lirë të energjisë. Një vendim i tillë ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe pozitiv për fatin e bizneseve, fatin e prodhuesve dhe mbi të gjitha për zhvillimin ekonomik dhe në përgjithësi për Kosovën. ZRrE-ja duhet ta ketë të qartë sepse janë mbi 300 kompani të cilat kanë ngritur padi ndaj ZRrE-s, ne së shpejti si lidhje e bizneseve do ta dorëzojmë padinë në organet kompetente të drejtësisë që në emër të gjithë prodhuesve dhe në emër të bizneseve të Kosovës do të ngremë padi ndaj ZRrE-së, sepse është vendim jashtëligjshëm dhe është vendim me pasoja fatale për të ardhmen e bizneseve dhe për fatin e mbi 40 mijë punëtorëve të cilat frekuentojnë”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në tëvë1./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Aksident trafiku në Shkodër, një i vdekur dhe tre të lënduar

Edhe një aksident me fatalitet – Vdes një 60-vjeçar në Koshare të Ferizajt

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Carvajal largohet nga “Santiago Bernabeu”

Jashari premton paraqitje më të mira

Jashari premton paraqitje më të mira

Kryeqyteti mbushet me mbeturina, ankohen qytetarët

Kryeauditorja: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave, operatorët kushtuan më shtrenjtë

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Izraeli sërish ndalon flotën e ndihmave për Gazën në ujërat ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën