TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

by teve1
1 vit ago
0
A A
Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal.

Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e palombarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku një trup i pajetë është zbuluar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e palombarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.

Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse./A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Shembja e një ndërtese në Gaza vret 19 persona, dhjetëra të tjerë mbeten nën rrënoja

Shembja e një ndërtese në Gaza vret 19 persona, dhjetëra të tjerë mbeten nën rrënoja

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synimi mbetet lirimi i tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synimi mbetet lirimi i tij

Avokati i Thaçit pas dënimit: Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë, beteja do të vazhdojë

Avokati i Thaçit pas dënimit: Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë, beteja do të vazhdojë

LDK pas vendimit të Speciales: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë

LDK pas vendimit të Speciales: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën