TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liverpooli zyrtarizon transferimin rekord të Wirtzit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Liverpooli zyrtarizon transferimin rekord të Wirtzit

Liverpooli e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit gjerman, Florian Wirtz, nga skuadra e Bayer Leverkusenit.

Transferimi i Wirtzit i ka kushtuar kampionit të Anglisë plot 116 milionë funte, ndërsa ai do të jetë me kontratë tek ekipi anglez deri në vitin 2030. Zyrtarizimi u bë të premten pasi mesfushori gjerman i kaloi testet mjekësore. 

Wirtzi u transferua te Liverpooli për 100 milionë euro, plus 16 të tjera bonuse.

Kjo marrëveshje e thyen rekordin e mëparshëm që ishte vendosur për Darwin Nunezin, i cili u transferua nga Benfica në vitin 2022.

Transferimi i Wirtzit mund ta kalojë edhe atë të Moises Caicedos për 115 milionë funte, kur ishte transferuar te Chelsea.

Por, për t’u arritur një gjë e tillë, Wirtzi duhet t’i arrijë disa suksese me “të kuqtë”.

Wirtzi debutoi për Leverkusenin në moshën 17-vjeçare dhe ka shkëlqyer me paraqitje prej asaj kohe.

Në kampanjën e kaluar i shënoi 16 gola dhe regjistroi 15 asistime, ndërsa në total i ka 57 gola në 197 paraqitje për Leverkusenin.

Leverkuseni mbeti në pozitën e dytë në kampionat, ndërsa u kualifikua deri në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Wirtzi nën drejtimin e Xabi Alonsos te Leverkuseni e fitoi titullin e Bundesligës për herë të parë në histori, madje pa asnjë humbje të vetme. Me Leverkusenin ishte edhe fitues i Kupës gjermane.

Wirtzi ka 31 paraqitje me Gjermaninë. I ka shënuar shtatë gola qëkur debutoi në vitin 2021.

Mesfushori i talentuar 22-vjeçar është transferimi i dytë i Liverpoolit.

Edhe Jeremie Frimpong u transferua më herët nga Leverkuseni, për 29.5 milionë funte. 

Te skuadra e Liverpoolit, Wirtzi do të jetë deri në vitin 2030.

“Sezonin e kaluar, Liverpooli e fitoi Premier Leaguen, kështu që synimi është për ta fituar sërish dhe të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve. Jam ambicioz me të vërtetë”, ka thënë Wirtz pas prezantimit.

“Mezi pres që ta nis aventurën e re. Këtë e kam menduar sepse doja diçka krejtësisht të re, të largohem nga Bundesliga dhe t’i bashkohem Premier Leagues. Të shohim se si do të paraqitem këtu. Shpresoj ta bëj më të mirën. Kam folur me disa prej lojtarëve që kanë luajtur këtu dhe më kanë thënë se është e përkryer për mua, stadiumi është i tillë dhe se mund të kënaqem në çdo ndeshje. Mezi pres ta luajë ndeshjen e parë”, ka theksuar Wirtz.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina vazhdon me fitore, mposht edhe Gjilanin

Prishtina vazhdon me fitore, mposht edhe Gjilanin

Prokuroria zvicerane nis hetim ndaj Granit Xhakës

Prokuroria zvicerane nis hetim ndaj Granit Xhakës

Prishtina humb ndeshjen me Pejën me rezultat zyrtar

Prishtina humb ndeshjen me Pejën me rezultat zyrtar

Adeyemi: Mund t’i fitojmë të gjithë titujt me Barcelonën

Adeyemi: Mund t’i fitojmë të gjithë titujt me Barcelonën

Protesta e nisur në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu”, bartet tek zyrat e EULEX-it.

Protesta e nisur në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu”, bartet tek zyrat e EULEX-it.

Lama: Amerika na ka mashtruar, është bërë vegël e armiqve tanë

Lama: Amerika na ka mashtruar, është bërë vegël e armiqve tanë

“Gjykata nuk arriti që ta kriminalizojë luftën e UÇK-së, Evropa synon përçarje mes shqiptarëve”, Kudisi Lama reagon për dënimet në Hagë

“Gjykata nuk arriti që ta kriminalizojë luftën e UÇK-së, Evropa synon përçarje mes shqiptarëve”, Kudisi Lama reagon për dënimet në Hagë

Deda: Mos t’i mashtrojmë njerëzit, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet

Deda: Mos t’i mashtrojmë njerëzit, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet

Deda: Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Përleshje me thika në Mitrovicën Jugore, lëndohen dy persona, arrestohet një tjetër

Hasani: Pas dënimeve në Hagë, dëmet për Kosovën do të jenë shumë të mëdha

Hasani: Pas dënimeve në Hagë, dëmet për Kosovën do të jenë shumë të mëdha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën