TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbani mizat larg gjatë verës me këtë përzierje të thjeshtë shtëpiake

by teve1
1 vit ago
2
A A
Mbani mizat larg gjatë verës me këtë përzierje të thjeshtë shtëpiake

Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa të hapësh një dritare për ajër të pastër dhe menjëherë të hyjë një mizë që fillon të fluturojë përreth.

Por ka një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i mbajtur mizat larg nga shtëpia.

Shumica e ‘sprejve’ kundër mizave që shiten nëpër dyqane përmbajnë kimikate të rrezikshme që ndotin ajrin në shtëpi dhe mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Prandaj, është më mirë të përdorim një alternativë natyrale.

Andre Kazimierski, një ekspert pastrimi nga “Sophia’s Cleaning”, thotë se mund të largoni lehtësisht mizat pa përdorur kimikate, nëse keni spec djegës (cayenne pepper) në kuzhinë.

Ai shpjegon:

“Përziej një lugë gjelle spec djegës me dy gota ujë të nxehtë për të krijuar një sprej të thjeshtë që largon mizat”.

Mund të duket e çuditshme, por mizat mbështeten shumë te nuhatja për të gjetur ushqim dhe për të lëvizur.

Speci djegës përmban një substancë me erë të fortë dhe djegëse që irriton shumë nuhatjen e mizave.

Jo vetëm që i bezdis, por kjo erë e fortë maskon edhe aromën e ushqimit që zakonisht i tërheq ato në shtëpi – kështu që ato nuk kanë arsye të qëndrojnë.

Si të bëni ‘sprejin’ natyral kundër mizave:

Zieni rreth 475 ml ujë (rreth dy gota);

Hidheni ujin në një tas dhe shtoni 1 ose 2 lugë gjelle spec djegës pluhur;

Përziejeni mirë dhe lëreni të ftohet plotësisht;

Pastaj hidheni në një shishe ‘spreji bosh’ (mund t’i gjeni lehtësisht në dyqanet e pastrimit, markete, apo dyqane të vegjël);

Spërkateni përzierjen rreth dritareve, dyerve, kuzhinës dhe vendeve ku shfaqen zakonisht mizat.

Mizat do të qëndrojnë larg për shkak të erës së fortë dhe djegëse të ‘sprejit’.

Kujdes nëse keni kafshë shtëpiake!

Speci djegës mund të shpërndahet në ajër dhe të shkaktojë djegie ose shqetësim në sytë e maceve dhe qenve. Në këtë rast, mos e përdorni këtë metodë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën