TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë dihet për sulmin në shkollën e Grazit?

by teve1
1 vit ago
4
A A
Çfarë dihet për sulmin në shkollën e Grazit?

Foto: AP

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e së martës në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë.

10 persona mbetën të vrarë, pas të shtënave në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, përfshirë dhe autori i dyshuar i cili vdiq, ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit.

Të shtënat ndodhën rreth orës 10 të mëngjesit në shkollën e mesme Dreierschützengasse, rreth një km nga qendra historike e Grazit, ku edhe u dërguan forcat speciale pas një telefonate që morrën.

Zyrtarët policorë thanë se viktimat përfshinin studentë dhe një të rritur. Mediat lokale kanë raportuar se të paktën 30 persona të plagosur janë dërguar në spital për të marrë trajtim.

Sulmi besohet se erdhi nga një ish-nxënës, 21-vjeçar, i cili më pas vrau veten.

I dyshuari për të shtënat ishte një shtetas austriak që jetonte në Graz  dhe policia tha se nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Ata besojnë se sulmuesi veproi si i vetëm.

Menjëherë pas sulmit pati reagime nga politikanë të Komisionit evropian të cilët e dënuan sulmin.

“Do të donim t’u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetit të Grazit, dhe qëndrojmë së bashku në zi, ndërsa kërkojmë sqarim pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme në një shkollë”, ka thënë zëdhënësja e shefit të Komisionit të BE-së, Paula Pinho.

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker sulmin e ka cilësuar si një “tragjedi kombëtare”, dhe ka thënë se i gjithë vendi ndihet thellësisht i tronditur.

I njëjti konfirmoi se Austria do të mbajë një minutë heshtje kombëtare të mërkurën, në orën 10:00, dhe do të shpallë tre ditë zie kombëtare. /teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep  pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

Ndër më të moshuarat në botë, Qeveria e Shqipërisë i jep pension të posaçëm 117-vjeçares, Qamile Marra

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, qeveris qytetin nga burgu përmes videove të krijuara me AI

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

Përplasje mes mbështetësve të Vuçiqit dhe studentëve në Beograd

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

“InfoNata” 07.10.2026

“InfoNata” 07.10.2026

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Januzi: Minatorët kanë nisur të dalin vullnetarisht përmes daljes emergjente, procesi mund të zgjasë mbi një orë

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën