TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kupchan tregon se a duhet të formohet Asociacioni

by TËVË 1
9 muaj ago
6 0
A A

Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk përbën rrezik për vendin, por një hap të nevojshëm për të avancuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe për të ndërtuar besim ndërkombëtar.

Kupchan thekson se modelet e autonomisë politike për komunitetet pakicë ekzistojnë në shumë vende të botës dhe mund të shërbejnë si shembull edhe për Kosovën.

“Jo, nuk mendoj se është rrezik. Shohim në shumë vende tjera aranzhime për të ofruar një nivel të autonomisë politike, zë politik për komunitete të ndryshme, për minoritete – qoftë në Liban, ku komunitetet kanë peshë të ndryshme në qeveri, apo në Kanada, ku frankofonët kanë të drejta të veçanta për përfaqësim dhe gjuhë”, tha ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, në shoqëritë shumëetnike siç është edhe Kosova, është e rëndësishme të ndërtohen mekanizma për të garantuar sigurinë dhe të drejtat politike e kulturore të pakicave.

“Janë pakte që janë bërë në shoqëri shumë-kulturore, shumë-etnike, për të siguruar që minoritetet të ndihen të sigurta, që kanë të drejta politike, dhe që gjuha e kultura e tyre respektohen”, deklaroi.

Kupchan u shpreh se, pavarësisht sfidave dhe pasigurive që mund të shoqërojnë këtë proces, vendimi për të mos vepruar është edhe më i rrezikshëm.

“Po, përballesh me rrezik që vazhdon me Asociacionin, por asgjë nuk është e pakthyeshme. Të themi se Kosova krijon Asociacionin dhe Serbia refuzon të angazhohet – mirë, atëherë shqyrtoni hapat e ardhshëm. Por disi duhet të lëvizet para, të ndërtohet momenti”.

Profesori amerikan paralajmëroi se pa ndërmarrjen e hapave konkret, procesi i dialogut do të mbetet i bllokuar dhe Kosova do ta ketë të vështirë të arrijë objektivat e saj ndërkombëtare./teve1.info/

Tags: Asociacioni në KosovëCharles KupchanTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën