TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

by TËVË 1
11 muaj ago
4 0
A A

Profesori i njohur amerikan dhe eksperti i politikës ndërkombëtare, Charles Kupchan, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është një politikan efikas me instinkt të mirë politik, por se veprimet e tij të fundit mund të kenë cenuar përparimin e vendit në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kupchan tha se rikthimi i Kurtit në pushtet dhe qëndrueshmëria e tij politike janë dëshmi e aftësive të tij politike. Sidoqoftë, ai kritikoi qasjen e tij karshi temave si dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Fakti që ai ka qenë në pushtet për kaq gjatë dhe ka rifituar zgjedhjet është shenjë e aftësive të tija politike. Me këtë që thash, mendoj që Kurti deri në një masë e tejzgjatur lojën nacionaliste”, tha Kupchan.

Sipas tij, qasja e Qeverisë Kurti në çështje si emërimi i kryetarëve në veri, çështja e targave, vendimi për ndërrimin e monedhës dhe mungesa e përparimit në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë kontribuar në perceptimin e Kosovës si një nga pengesat për dialogun me Serbinë.

“Deri më tani, shumica mendonin se Serbia është problemi. Tani është krijuar ndjesia që edhe Kosova është pjesë e problemit”, u shpreh ai.

Kupchan theksoi se pavarësisht se këto vendime janë ligjore dhe në përputhje me sovranitetin e Kosovës, ato nuk përkthehen domosdoshmërisht në politikë të mençur në nivel rajonal e ndërkombëtar.

“Mendoj që këta hapa kanë pasur efekt të mirë në vend, te ndjenjat nacionaliste në vend, por në plan të gjerë, nuk i kanë bërë Kosovës ndonjë të mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Ndoshta edhe kanë vështirësuar përparimin e dialogut me Serbinë. Nëse pyetja është nëse kryeministri ka të drejtë ligjore për të marrë këta hapa, atëherë përgjigja është po. Kosovës është vend sovran, duhet të ketë kontroll mbi të gjithë territorin dhe të gjitha institucionet që janë brenda kufijve të vendit. Vetëm pse diçka është ligjore dhe brenda Kushtetutës, nuk do të thotë që është politikë e mirë. Nuk do të thotë që përparon Kosovën kur jemi te marrëdhëniet rajonale dhe më gjerësisht”, deklaroi ai./teve1.info/

Tags: albin kurtiCharles KupchanTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

“InfoNata” 30.04.2026

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Trepça e ‘shkel’ Pejën, dominon në duelin e tretë të serisë gjysmëfinale

Trepça e ‘shkel’ Pejën, dominon në duelin e tretë të serisë gjysmëfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën