TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së me deklaratë politike për situatën në Kosovë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së me deklaratë politike për situatën në Kosovë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një deklarate politike shpreh kundërshtimin, për siç thuhet, degradimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje duke i shndërruar ato në instrumente propagandistike dhe se kërkesa e partisë së Albin Kurtit për zgjedhje komunale dhe nacionale në të njëjtën kohë shfaq qëllimin e tyre për të uzurpuar të gjithë pushtetin institucional.

Institucionet nuk janë pronë partiake ato janë të qytetarëve dhe duhet të janë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë, thuhet në deklaratë, raporton KosovaPress.
AAK akuzon Vetëvendosjen se qëllimisht ka dështuar funksionimin e institucioneve demokratike dhe po e shndërron Kosovën në një shtet të kapur nga vullneti i një njeriu dhe i një partie.

Kjo qeveri ka rrënuar parimet e dialogut dhe të konsensusit kombëtar, duke i zëvendësuar ato me arrogancën, inatin politik dhe bllokimin e çdo zëri opozitar dhe me kërcënim ndaj mediave dhe zërit të gazetarëve, përkujton AAK.

Qeveria aktuale në dorëheqje nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve, dhe po e përdor pushtetin për interesa të ngushta partiake duke keqpërdorur edhe buxhetin e shtetit. Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, është lënë në mëshirën e kalkulimeve politike të Vetëvendosjes, ndërsa nuk Ka llogaridhënie dhe përgjegjshmëri institucionale.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se mosfunksionimi i institucioneve është kërcënim serioz për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

“Bllokimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, i shkaktuar nga qasja konfrontuese dhe izoluese e Qeverisë aktuale, po dëmton rëndë pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe mundësitë për avancim në proceset e integrimit euroatlantik. Kërkesa e Vetëvendosjes për shkuarje në zgjedhje komunale dhe nacionale në të njëjtën kohë shfaq qartë qëllimin e tyre për të uzurpuar të gjithë pushtetin institucional në vend dhe për të shmangur llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe për shembjen e vullnetit demokratik të votuesve”, thuhet në deklaratë.

AAK thotë se Kosova meriton institucione që punojnë për qytetarët, jo për një parti të vetme e cila për pesë vjet ka sabotuar rendin kushtetues dhe krijuar imazh të një partneri jo stabil kundrejt shteteve partnere në Bashkimin Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Vjosa Osmanin

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kurti po e mbulon deficitin e madh politik me propagandë e sulme ndaj figurave të UÇK-së

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Vjosa Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kurti po e mbulon deficitin e madh politik me propagandë e sulme ndaj figurave të UÇK-së

Bërxulli: Nuk ekzistojnë blloqe politike siç pretendon Kurti, nuk ka bllok opozitar si VLAN-i

Bërxulli: Nuk ekzistojnë blloqe politike siç pretendon Kurti, nuk ka bllok opozitar si VLAN-i

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën