TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë në Kosovë

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Më pak nxënës dhe studentë sesa një vit më parë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit publikoi sot Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2024/2025.

Sipas ASK-së, numri i nxënësve dhe studentëve ka pësuar rënie për dallim nga një vit më parë, ndërsa ka një rritje në arsimin parashkollor.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për 2024/2025 ishte 34.038, ku krahasuar me vitin paraprak, që ishte 32.818 fëmijë, kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1.220 fëmijë.

Në sektorin publik për 2024/2025 ishin 23.349 fëmijë ose 68.6 për qind, ndërsa në sektorin privat 10.689 ose 31.4 për qind. Krahasuar me vitin paraprak në sektorin publik ishin 24.104 fëmijë ose 73.4 për qind, ndërsa në sektorin privat 8.714 ose 26.6 për qind.

Interesim më i madh në sektorin privat në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me 2023/2024

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2024/2025 ishte 208.515, prej tyre në sektorin publik ishin 199.190 ose 95.5 për qind dhe në sektorin privat 9.325 ose 4.5 për qind. Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, ku numri i nxënësve ishte 215.431, prej tyre në sektorin publik ishin 206.941 ose 96.1 për qind dhe në sektorin privat 8.490 ose 3.9 për qind. Sektori publik ka rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me 2023/2024, raporton KosovaPress.

Më pak nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2024/2025 ishte 63.551, prej tyre në sektorin 58.337 ose 91.8 për qind, ndërsa në sektorin privat ishin 5.214 ose 8.2 për qind. Krahasuar me vitin paraprak që ishin 65.757 nxënës, në sektorin publik 60.837 ose 92.5 për qind dhe në sektorin privat 4.920 nxënës ose 7.5 për qind, ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Rënie më e madhe vërehet te sektori privat, krahasuar me sektorin publik.

Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2024/2025 ishte 64.817, prej tyre në universitetet publike 36.609 ose 56.5 për qind, ndërsa në kolegjet private ishte 28.208 studentë ose 43.5 për qind. Krahasuar me vitin paraprak, ku ishin 70.357studentë, prej tyre në universitetet publike 39.033 studentë, ose 55.5 për qind, ndërsa në kolegjet private ishte 31.324 studentë ose 44.5 për qind, ka rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, 2023/2024

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, 2024/2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Trump ndryshon mendim: Ukraina është në një pozicion për ta rifituar gjithë territorin

Zelensky kërkon raketa Patriot nga SHBA-ja pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

Spanjolli Iraola do ta udhëheqë Liverpoolin

Spanjolli Iraola do ta udhëheqë Liverpoolin

Irani kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin për ta mbajtur Izraelin përgjegjës

Irani kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin për ta mbajtur Izraelin përgjegjës

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Dynamo insiston për Dellovën, ofron 1 milion euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën