TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB-ja do të votojë për një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

by teve1
8 muaj ago
0
A A
OKB-ja do të votojë për një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka planifikuar një votim të mërkurën pasdite mbi një rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, e cila do të duhej të respektohej nga të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Sipas diplomatëve të OKB-së, ekziston një pritshmëri e lartë që Shtetet e Bashkuara të vendosin veton ndaj kësaj nisme.

Rezoluta është hartuar nga 10 vendet e zgjedhura anëtare të përkohshme të këshillit, të cilat shërbejnë me mandate dyvjeçare. Ajo rithekson kërkesën për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj jugut të Izraelit.

Duke e përshkruar situatën humanitare në Gaza si “katastrofike”, dokumenti i propozuar kërkon heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengesave për hyrjen e ndihmave humanitare, si dhe garantimin e një shpërndarjeje të sigurt dhe të pandërprerë të ndihmave në shkallë të gjerë, përfshirë nga OKB-ja dhe organizatat partnere.

Votimi zhvillohet në një kohë kur ndihmat po shpërndahen përmes pikave të kontrolluara nga ushtria izraelite, në kuadër të një sistemi të mbështetur nga SHBA-të i projektuar për siç thonë ata, anashkalimin e kontrollit të  Hamasit.

Megjithatë, OKB-ja ka refuzuar këtë qasje, duke deklaruar se ajo nuk adreson krizën humanitare në përkeqësim, i jep Izraelit kontroll të tepruar mbi ndihmat, të cilën mund ta përdorë si armë dhe për zhvendosjen e palestinezëve, dhe bie ndesh me parimet humanitare të neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë.

Projektrezoluta thekson gjithashtu nevojën për rivendosjen e të gjitha shërbimeve humanitare thelbësore në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat ekzistuese të OKB-së, raporton AP.

Diplomatë nga disa vende anëtare, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së diskutimeve, shprehën bindjen se SHBA do të vërë veton ndaj rezolutës, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Për momentin, Misioni i SHBA-së në OKB nuk ka dhënë koment, ndërsa Misioni i Izraelit nuk ka reaguar ndaj kërkesave për deklaratë.

Aktualisht, rreth 2 milionë banorë në Gaza janë tërësisht të varur nga ndihmat ndërkombëtare, pasi fushata ushtarake izraelite ka shkatërruar pothuajse të gjithë kapacitetin e prodhimit ushqimor në territor.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë më 2 mars, dhe vetëm së fundmi ndihmat kanë nisur të hyjnë sërish në Gaza pas presioneve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve për një krizë urie.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha të martën se situata në Gaza është dramatike dhe se ndihmat që po dërgohen janë të pamjaftueshme.

“Hyrja e papenguar e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë duhet të rivendoset menjëherë,” theksoi Dujarric.

“OKB-së duhet t’i lejohet të veprojë në kushte sigurie dhe në përputhje të plotë me parimet humanitare.”

Që nga tetori 2023, Këshilli i Sigurimit ka votuar për 14 rezoluta që kanë të bëjnë me situatën në Gaza, por vetëm katër janë miratuar.

Në nëntor të kaluar, një tjetër rezolutë e ngjashme që kërkonte armëpushim të përhershëm dhe pa kushte mori mbështetjen e 14 prej 15 anëtarëve, por u bllokua nga SHBA.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën