TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhjetëra civilë të vrarë nga ushtria izraelite pranë qendrave të ndihmave në Gaza

by teve1
1 vit ago
1
A A
Dhjetëra civilë të vrarë nga ushtria izraelite pranë qendrave të ndihmave në Gaza

Foto: AP

Zyrtarë palestinezë dhe dëshmitarë kanë thënë se forcat izraelite kanë qëlluar në njerëzit të cilët ishin duke shkuar drejt një qendre të shpërndarjes së ndihmave të martën, ku u vranë të paktën 27 persona.

Kjo është dita e tretë që ndodhin incidente të natyrës së tillë. Ushtria konfirmoi sulmin dhe tha se ka qëlluar afër “disa subjekteve të dyshuara” që lanë rrugën e paraparë për tek ndihmat, raportoi AP.

Të shtënat ndodhën të gjitha në Rrethrrotullimin e Flamurit, rreth një kilometër (1.000 jardë) nga një prej vendeve të shpërndarjes së GHF-së në qytetin jugor tani kryesisht të pabanuar të Rafah-ut.

E gjithë zona është një zonë ushtarake izraelite ku gazetarët nuk kanë qasje jashtë vendeve të miratuara nga ushtria.

Gjashtë palestinezë të tjerë u vranë, përfshirë dy fëmijë, kur avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpitë dhe tendat e civilëve të zhvendosur në qytetin jugor të Khan Younis, tha agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, duke cituar mjekët.

Dy persona të tjerë u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj një grupi civilësh në qytetin Jabalia në Gazën veriore, tha Wafa.

Të shtënat pothuajse të përditshme kanë ndodhur pasi një fondacion izraelit dhe i mbështetur nga SHBA- të krijoi pika shpërndarjeje të ndihmave brenda zonave ushtarake izraelite.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare kanë kritikuar sistemin dhe nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e saj, duke thënë se ai nuk adreson krizën në rritje të urisë në Gaza dhe i lejon Izraelit të përdorë ndihmën si armë, gjë që shkon kundër principeve humanitare.

Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë gati 54,500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë për më shumë se 2 milionë banorë të enklavës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

Një zjarr masiv përfshin një fabrikë këpucësh në Kinë, të paktën 28 ​​të vdekur

Një zjarr masiv përfshin një fabrikë këpucësh në Kinë, të paktën 28 ​​të vdekur

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Plagosje në Shëngjin, një i ri goditet me thikë

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

“Këndi i Debatit” 09.07.2026

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën