TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani ndan medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës

by teve1
1 vit ago
1
A A
Osmani ndan medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës, në ditën e parë të Forumt Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Hada Hoxhiq, e cila mori medaljen nga presidentja tha se kanë luftuar për të treguar të vërtetën në të gjithë botën.

“Edhe nëse kam mbetur pa të birin, pa vëlla, pa familje, pa qytetin tim, pa tokën time – unë e kam nderin, dhe i kam hapur sytë për dinjitetin njerëzor, për drejtësi dhe për paqe, për të drejtën e çdo njeriu, për shtetin tim që të mbështetet në paqe, jetë, liri, në të drejtën për të shprehur fenë apo bindjet, që na është mohuar në vendlindjen tonë”, tha ajo.

Ministri i Punëve të Jashtme në Bosnje Hercegovinë, Elmedin Konakoviq tha se këto gra kanë përjetuar dhimbjen më të thellë njerëzore.

“Nënat e Srebrenicës janë bërë një simbol global i dinjitetit dhe drejtësisë pas një prej kapitujve më të errët të Evropës. Përballë një humbjeje të paimagjinueshme, ato refuzojnë të heshtin. Në vend të urrejtjes, ato zgjedhin dinjitetin, në vend të hakmarrjes, ato zgjedhin të vërtetën. Guximi i tyre vazhdon të kërkojë llogaridhënie dhe të frymëzojë brezat që të qëndrojnë kundër gjenocidit dhe padrejtësisë. Ato nuk janë vetëm zëri i Srebrenicës, ato janë ndërgjegjja e mbarë botës”, u shpreh ai.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova e ka përjetuar dhimbjen e njëjtë nga i njëjti agresor.

“Srebrenica është një plagë e hapur në ndërgjegjen e botës. Ajo është simboli i një tragjedie që tronditi ndërgjegjen globale, por që ende, ende nuk ka marrë drejtësinë që meriton. Aty, më shumë se 8.000 burra dhe djem u masakruan pa mëshirë nga forcat gjenocidale serbe për vetëm disa ditë, dhe kjo ndodhi para syve të botës. Ndërsa gratë – nënat, motrat, bijat – mbetën me një dhimbje që nuk pushon kurrë. Ne në Kosovë e ndjejmë thellë dhimbjen tuaj, sepse edhe ne e kemi përjetuar të njëjtin gjenocid, të kryer nga të njëjtët agresorë. Lista e masakrave është e gjatë dhe e dhimbshme”, tha Osmani.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizohet nën udhëheqjen e presidentes, Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime me mbi 150 folës.

Ky është edicioni i tretë, ku tema kryesore e forumit do të jetë “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta kritikon Qeverinë: Dy milionë euro për bileta avioni, ndërsa fëmijët me fibrozë cistike mbesin pa trajtim

Meta kritikon Qeverinë: Dy milionë euro për bileta avioni, ndërsa fëmijët me fibrozë cistike mbesin pa trajtim

Haradinaj në Prizren: Kurti la Kosovën pa energji të veten, miliarda euro po shkojnë në Serbi

Haradinaj në Prizren: Kurti la Kosovën pa energji të veten, miliarda euro po shkojnë në Serbi

Poezia e të miturës në tubimin e LVV-së – Çka tha Nezir Kraki?

Poezia e të miturës në tubimin e LVV-së – Çka tha Nezir Kraki?

“Kosovën jemi të interesuar ta çojmë në NATO në këtë mandat” – Isufi shpalos 3 shtyllat e programit

“Info Nata”- 02.06.2026

Kuçi: Zgjedhjet po vijnë se PDK e LDK synojnë ripozicionim për bashkëpunim me Kurtin

Kuçi: Zgjedhjet po vijnë se PDK e LDK synojnë ripozicionim për bashkëpunim me Kurtin

Kurti e pret nesër në zyrë Presidentin e KE-së

Kurti e pret nesër në zyrë Presidentin e KE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën