TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentët kinezë në SHBA kërcënohen me revokim vizash

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Studentët kinezë në SHBA kërcënohen me revokim vizash

Studentët kinezë në Shtetet e Bashkuara po përballen me pasiguri për të ardhmen e tyre pasi Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën se disa prej tyre do të përballen me revokim të vizave.

Sipas deklaratës, SHBA do të fillojë të revokojë vizat për studentët kinezë të cilët studiojnë në “fusha kritike” apo kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze.

Ky vendim ka ngjallur shqetësime të mëdha mes komunitetit të studentëve kinezë, të cilët përbëjnë grupin e dytë më të madh të studentëve ndërkombëtarë në SHBA, pas Indisë.

Gjatë vitit akademik 2023–2024, mbi 270,000 studentë nga Kina studionin në SHBA, duke përbërë rreth 25% të studentëve ndërkombëtarë në vend.

“Ky është një version i ri i Aktit të Përjashtimit të Kinezëve,” tha Linqin, një student në Universitetin Johns Hopkins, i cili preferoi të mos përmendej me mbiemër për shkak të frikës nga hakmarrja.

Ai shtoi se kjo ishte hera e parë që kishte menduar të largohej nga SHBA-ja, pasi kishte kaluar një të tretën e jetës atje.

Ministria e Jashtme e Kinës reagoi ashpër të enjten, duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe diskriminues. Zëdhënësja Mao Ning tha se kjo masë zbulon hipokrizinë e pretendimeve të SHBA-së për liri dhe hapje dhe konfirmoi se Pekini ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj Uashingtonit, raporton AP.

Çështja e vizave për studentët kinezë ka qenë një pikë e vazhdueshme tensioni në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Qysh në vitin 2019, gjatë presidencës së Donald Trump, Ministria e Arsimit e Kinës paralajmëroi për vështirësitë që studentët e saj hasnin në marrjen e vizave amerikane, përfshirë rritjen e rasteve të refuzimit dhe shkurtimin e periudhave të vlefshmërisë së vizave.

Vitin e kaluar, Kina protestoi për mënyrën se si disa studentë të saj ishin ndaluar dhe pyetur në mënyrë të padrejtë në aeroportet amerikane, përpara se të ktheheshin pas në vend.Stu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Izraeli vazhdon sulmet ajrore ndaj Libanit

Sulmet izraelite godasin katër qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

SHBA-ja të gatshme mbështesin financiarisht Emiratet e Bashkuara Arabe nëse lufta me Iranin përshkallëzohet

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën