TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dehari thotë se sot nuk pret diçka të re në seancë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
​Dehari thotë se sot nuk pret diçka të re në seancë

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Avni Dehari tha se nuk pret diçka të re në seancën e sotme, e cila është përpjekje e 22-të për konstituim të kuvendit. Ai u shpreh se rregullorja e lejon edhe votimin e hapur edhe të fshehur, por siç shtoi Dehari, janë në pyetje inatet e partive politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Avni Dehari tha se nuk pret diçka të re në seancën e sotme, e cila është përpjekje e 22-të për konstituim të kuvendit. Ai u shpreh se rregullorja e lejon edhe votimin e hapur edhe të fshehur, por siç shtoi Dehari, janë në pyetje inatet e partive politike.

Para vazhdimit të seancës, e paraparë të fillojë në orën 11:00, Dehari tha se zgjidhja varet nga krerët e partive politike.

“Unë për sot nuk pres diçka të re, edhe pse do të dëshiroja të kishte të re sepse u bë shumë gjatë. Mirëpo, kjo nuk varet prej meje, varet prej krerëve të partive politike. Unë aty jam vetëm drejtues teknik, shpesh herë ka edhe keqkuptime, njerëzit thonë ‘pse nuk po i jep zgjidhje kësaj pune’, unë nuk jam as për t’i dhënë zgjidhje as për të mos i dhënë zgjidhje. As ta imponojë mënyrën e votimit, as si të votojnë as si mos të votojnë. Mirëpo, tash më ka ra hise për shkak të moshës, jo për shkak të ndonjë privilegji tjetër”, deklaroi ai.

Ai para mediave komentoi edhe deklarimet e partive të tjera, ku është thënë se Deharit po i përshtatet skenarëve të Albin Kurtit.

“Unë e kam dëgjuar dhe e kam parë edhe në media por nuk dua të merrem me ta. Thonë Avni Dehari e ka një skenar të sekretarisë edhe një skenar të Albin Kurtit. Skenari vazhdimisht na vjen prej sekretarisë, më vjen mua, i vjen Sala Jasharit edhe sekretaria e ka. Edhe unë atë skenar e kam, por skenari do të ndryshojë kur krerët e partive politike të merren vesh, atëherë sjellin një skenar edhe unë do të isha shumë i lumtur që ai skenar të jap fund edhe sot këtij ngërçi… Gjashtë herë është provuar me votim të hapur, nuk ka dhënë rezultat. Më 16 prill ju drejtova me një letër presidentes që të na ndihmojë, dhe në përgjigjen e saj thotë ‘me gjet zgjidhje’. Rregullorja e lejon edhe votimin e hapur edhe të fshehur, gjersa votimi i hapur nuk dha rezultat, vendosa ta provojmë edhe me votim të fshehur, prapë sërish nuk jep rezultat, sepse unë mendoj fatkeqësisht janë në pyetje inatet”, u shpreh Dehari.

Derisa foli për seancat e dështuara tre-minutëshe, ai tha se “nuk ka çfarë të bëjë”.

“Seanca për tre minuta do të përfundojë edhe po të ketë zgjidhje, sepse pika e tretë është vetëm votohet asgjë më tepër jo. Nuk është në rregull, nuk është mirë por s’ke çfarë i bën”, përfundoi ai.

Deputetët edhe sot do të mbledhin për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e 22-të me radhë që prej 15 prillit kur ka filluar seanca konstituive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Miroviq: Regjimi i Vuçiq largoi mbi 30 serbë nga institucionet ilegale në Kosovë – përmend edhe vrasje dhe sulmin në Banjskë

Miroviq: Regjimi i Vuçiq largoi mbi 30 serbë nga institucionet ilegale në Kosovë – përmend edhe vrasje dhe sulmin në Banjskë

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

Policia në kërkim të një të dyshuari për grabitje

100 paraqitje për Hoxhën, kampion me Dinamon

Widzew Lodz distancohet nga Arbër Hoxha

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një foshnje në Komunën e Obliqit, Policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Pejë e Istog për armëmbajtje pa leje

Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA-ja do ta përfundojnë luftën me Iranin shumë shpejt

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Çmimi i naftës vazhdon të rritet gradualisht në Kosovë

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Aksident në Mamurras-Laç, një i vdekur dhe katër të lënduar

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Rruga për në fabrikën e ujit në Badoc e bllokuar nga mbeturinat

MMPH shpalos sot politikat e reja për menaxhimin e mbeturinave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën