TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli vendos këmbësori të rregullt dhe brigada të blinduara në Gaza

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Izraeli vendos këmbësori të rregullt dhe brigada të blinduara në Gaza

Ushtria izraelite ka vendosur nëntë brigada të rregullta këmbësorie dhe të blinduara në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, si pjesë e një përshkallëzimi të dukshëm të ofensivës tokësore kundër enklavës palestineze, e cila po përballet me pasoja katastrofike humanitare.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, i cili citoi burime ushtarake të paidentifikuara, dislokimi i brigadave është pjesë e një faze të re të manovrave tokësore në territor. Ndonëse nuk u dhanë shifra të sakta për numrin e trupave të përfshirë, prania e kaq shumë njësive sugjeron përgatitje për një fushatë të gjatë dhe intensive.

Zgjerimi i ofensivës vjen pas miratimit nga Kabineti i Sigurisë i Izraelit më 4 maj të operacionit të koduar “Qerrat e Gideonit”, një plan që synon shtrirjen e ofensivës ushtarake në gjithë Gazën.

Si pjesë e këtij plani, qeveria izraelite ka thirrur dhjetëra mijëra rezervistë dhe ka urdhëruar përgatitje për një përballje të zgjatur, ka raportuar Anadoly.

Operacioni nisi zyrtarisht më 18 maj me një avancim të koordinuar të forcave tokësore nga disa drejtime. Gjatë javës së kaluar, janë vendosur në Gaza Divizionet 98 dhe 162, të cilat tani i janë bashkuar divizioneve ekzistuese 252, 143 dhe 36.

Burime ushtarake të cituara nga KAN deklaruan se ofensiva po përqendrohet në dy zona kryesore: Gazën veriore dhe Khan Younis në jug. Sipas të njëjtave burime, popullsia civile në këto zona ishte paralajmëruar rreth një javë përpara për të evakuuar, në prag të bombardimeve të planifikuara ajrore dhe tokësore.

Megjithatë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), më shumë se 172,000 palestinezë janë zhvendosur në vetëm një javë, duke e shtuar numrin e përgjithshëm të të zhvendosurve në nivel alarmant.

Banorët e Gazës raportojnë se të zhvendosurit nuk janë të sigurt as gjatë evakuimit, pasi shpesh bëhen shënjestër e sulmeve izraelite në rrugët e largimit dhe në zonat ku strehohen përkohësisht, çka ka rezultuar në shumë viktima.

Zyrtarët palestinezë thonë se që nga fillimi i ofensivës më 7 tetor 2023, janë vrarë më shumë se 53,900 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa qindra mijëra të tjerë jetojnë në kushte çnjerëzore për shkak të shkatërrimeve dhe rrethimit të vazhdueshëm.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka refuzuar të ndalojë ofensivën, duke thelluar krizën humanitare në territor.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se planifikon të qëndrojë në zonat që pushton, duke sinjalizuar një përfshirje afatgjatë në Gazë dhe një shtim të mëtejshëm të dhunës.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Parandalohet futja e substancave narkotike në Dubravë

Parandalohet futja e substancave narkotike në Dubravë

Tahiri kërkon nga Qeveria masa urgjente për përballimin e krizës ekonomike dhe rritjen e çmimeve

Tahiri kërkon nga Qeveria masa urgjente për përballimin e krizës ekonomike dhe rritjen e çmimeve

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën