TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për helmimin e fëmijëve në kopshtin e Gramshit

Për helmimin nga salmonela të disa fëmijëve në kopshtin nr.1 në Gramsh ka nisur hetimet edhe policia, ku deklaron se janë marrë mostra të ushqimit të kopshtit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike.

Sipas policisë, të helmuar kanë përfunduar 6 fëmijë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar kartelat klinike për 6 fëmijëve të shtruar në spitalin e Gramshit si dhe procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të kopshtit.

Hetuesit kanë marrë edhe mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike si dhe është bërë bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti.

Specialistët për Hetimin e Krimit i kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Elbasanit, për vlerësim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.
Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Helmimi nga salmonela ndodhi një ditë më parë në kopshtin publik të Gramshit, ku fillimisht u raportuar për 3 fëmijë të helmuar, por numri i tyre është rritur më pas.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve mësohet se është nën kontroll, ndërsa priten rezultatet përfundimtare të analizave për të përcaktuar burimin e saktë të infeksionit./rtsh.al

Dyshohet se disa fëmijë janë helmuar në një kopsht publik në Gramsh

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën