TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Vdes në moshën 86-vjeçare, regjisori i shquar Piro Milkani

Regjisori i mirënjohur shqiptar Piro Milkani është shuar në moshën 86-vjeçare. Lajmin për ikjen nga kjo botë e ka dhënë vetë i biri i tij, Eno Milkani i cili shkruan në rrjetet sociale: “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.

Milkani ishte një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në artin e regjisurës.

I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë të Korçës, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën e shikuesve.

Filmat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi.

Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi.Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor ku realizoi mbi 20 filma artistikë.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Ndërkaq, Arkivi Shtetëror i Filmit shkruan se ‘humbja e tij është një plagë e madhe për kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes Milkani, miqve dhe gjithë komunitetit të kineastëve.

Ndërsa shton se “përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë

Ai ishte një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Një mik i përjetshëm i Arkivit ku me adhurim thonim se Piro është si një libër i hapur për ndodhitë e historitë e Kinostudios”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Një muaj paraburgim për Gjestin

Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

Masakra në Tregun e Mitrovicës, Peci: Akt kriminal, i porositur nga regjimi i Millosheviqit

Nis Samiti Politik Europian, Rama: Nuk gjej fjalët të shprehem për rëndësinë e ditës së sotme

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama: Nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Heqja e fusnotës, Haxhiu: Hap i shumëpritur për Republikën e Kosovës

Bondsteel dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

Bondsteel dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën