TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Disa persona mbesin të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në San Diego

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Disa persona mbesin të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në San Diego

Foto: AP

Disa persona humbën jetën pasi një aeroplan privat u rrëzua të enjten në mëngjes në një lagje banimi ushtarake në San Diego, gjatë kushteve të vështira atmosferike me mjegull të dendur.

Autoritetet konfirmuan se nuk pati të lënduar në tokë, dhe se hetimet mbi shkaqet e rrëzimit po vazhdojnë.

Ndihmës shefi i zjarrfikësve të San Diegos, Dan Eddy, deklaroi në një konferencë për shtyp se ende nuk është konfirmuar numri i saktë i personave që ndodheshin në bord, por aeroplani kishte kapacitet për të mbajtur nga tetë deri në dhjetë pasagjerë.

Ai shtoi se po hetohet mundësia që aeroplani të ketë goditur një linjë elektrike para se të rrëzohej.

Incidenti ndodhi pak para orës 4 të mëngjesit në një nga lagjet më të mëdha të banimit ushtarak në zonë, ka raportuar AP.

Pamjet nga vendngjarja tregonin një shtëpi me çatinë e shembur dhe të përfshirë nga flakët, ndërsa të paktën gjashtë automjete u shkatërruan plotësisht. Rreth 10 shtëpi u dëmtuan, por banorët e tyre nuk pësuan lëndime që kërkonin trajtim spitalor, sipas autoriteteve.

Fluturimi nisi të mërkurën në mbrëmje në Teterboro, New Jersey, sipas FlightAware.

Aeroporti në Teterboro është rreth 10 kilometra nga Manhattan dhe përdoret shpesh nga avionë privatë dhe të korporatave.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën