TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet izraelite vrasin të paktën 98 palestinezë në 24 orët e fundit

by teve1
1 vit ago
1
A A
Sulmet izraelite vrasin të paktën 98 palestinezë në 24 orët e fundit

Të paktën 98 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur të enjten një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e rrethuar.

Drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Munir al-Bursh, tha për agjencinë Anadolu se mes viktimave kishte një numër të madh grash dhe fëmijësh. Sipas tij, sulmet goditën shtëpi dhe tenda që strehonin civilë të zhvendosur, duke shkaktuar viktima në të gjithë enklavën tashmë të shkatërruar nga lufta.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhëna tronditëse për numrin e fëmijëve të vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor të vitit 2023. Sipas raportit, 16,503 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Gaza gjatë kësaj periudhe, raporton Anadoly.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se mes fëmijëve të vrarë janë:

916 foshnja nën moshën një vjeç

4,365 fëmijë të moshës 1 deri në 5 vjeç

6,101 fëmijë të moshës 6 deri në 12 vjeç

5,124 adoleshentë të moshës 13 deri në 17 vjeç

Ministria theksoi se shifra e lartë e viktimave në mesin e fëmijëve “pasqyron shkallën e shënjestrimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të grupit më të pambrojtur dhe më të pafajshëm të Gazës”.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij ushtarake në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, e cila deri më tani ka shkaktuar rreth 53,700 viktima palestineze, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë fushatës ushtarake në Gaza.

Ndërsa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për pasojat katastrofike nëse nuk arrihet një ndërprerje e menjëhershme e luftimeve dhe një zgjidhje për ndihmën humanitare në Gaza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Protesta e 93-të në Tiranë

Protesta e 93-të në Tiranë

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën