TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BIK e quan të papranueshme kërkesën për trajtim psikiatrik për të akuzuarin që grisi Kuranin

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar trajtim të detyrueshëm psikiatrik për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren. Kronika e gazetares Florijeta Dernjani na sjellë detaje shtesë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
2 0
A A

Grisja e librit të shenjtë të fesë islame, shkaktoi mllef në komunitetin myslimanë.

Personi me inicialet I.P, që nga marsi i këtij viti kur ndodhi rasti, është në paraburgim.

E ndaj tij, Prokuroria Speciale ka ngritur të martën një aktakuzë për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare. Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare” , thuhet nga Prokuroria.

Për të pandehurin, Prokuroria ka kërkuar edhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

E për përfaqësuesin ligjor të Bashkësisë Islame në Prizren, shpejtësia e trajtimit të kësaj lënde nga institucionet e drejtësisë, tregon për seriozitetin e çështjes.

Për BIK-un, si palë e dëmtuar, është e papranueshme kërkesa e prokurorisë për trajtim psikiatrik.

Përkundër që rasti ka ndodhur në Prizren, do të trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

Disa të rinj mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë, vendosin pankartën “Voto ligjin”

Liburn Aliu raportohet se po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Liburn Aliut lidhur me faljen e borxheve për kompanitë e ambalazhimit të ujit

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

Të dielën, ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën 

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Federata e Futbollit të Anglisë me qëndrim të fortë për çështjen “City”

Federata e Futbollit të Anglisë me qëndrim të fortë për çështjen “City”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën