TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Papa Leo XIV hap zyrtarisht pontifikatën e tij, thërret për unitet

by teve1
1 vit ago
1
A A
Papa Leo XIV hap zyrtarisht pontifikatën e tij, thërret për unitet

Misionari 69-vjeçar augustinian, Papa Leo XIV, hapi zyrtarisht pontifikatin e tij të dielën në një ceremoni solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, duke u bërë papa i parë amerikan në historinë e Kishës Katolike.

Me një mesazh të qartë bashkimi dhe paqeje, ai u zotua të shërbejë si “shërbëtor i besimtarëve” dhe të punojë për një kishë të bashkuar në një botë gjithnjë e më të ndarë.

Para dhjetëra mijëra pelegrinësh, liderësh botërorë, patriarkësh dhe princash, Leo XIV kryesoi Meshën inauguruese që përfshinte lutje, muzikë, lexim nga Ungjilli dhe kungim, si çdo Meshë të dielë në mbarë botën, por e ngarkuar me simbole dhe mesazhe të fuqishme.

Në homelinë e tij, ai tha:

“Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar.”

Ungjilli u lexua fillimisht në latinisht dhe më pas në greqisht — një shenjë e qartë e përpjekjes për të përfaqësuar Kishën universale. Në altar, ishte vendosur një ikonë e Zojës së Këshillës së Mirë, nga një fshat pranë Romës ku shërbejnë augustinianët, urdhri fetar i Leo XIV.

Papa u duk emocionalisht i prekur kur iu vendosën dy simbolet e papatit: palliumi mbi shpatulla dhe unaza e peshkatarit në dorë.

Ceremonia nisi me turin tradicional nëpër shesh me papamobile, një gjest që ndërthur traditën me ndikimin mediatik modern të papatit.

Leo XIV përshëndeti turmën nga pjesa e pasme e makinës, por ndryshe nga pararendësit e tij, nuk u ndal për të përqafuar fëmijët, një ndryshim i vogël por domethënës në stil, raporton AP.

Protokolli diplomatik ishte i kujdesshëm: për shkak të shtetësisë së tij të dyfishtë amerikane dhe peruviane, SHBA dhe Peruja morën vendet e para në rresht. Mes figurave të pranishme ishin Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe senatori J.D. Vance, të cilët kishin ardhur edhe për të diskutuar përpjekjet për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.a

ShareTweet

Postime të ngjashme

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Protesta e 93-të në Tiranë

Protesta e 93-të në Tiranë

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Kosova importoi mbi 50 milionë euro mish nga Brazili, ende pa masa kufizuese

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

Glorifikimi i kriminelëve të luftës – kritikohet qasja e Serbisë, kërkohet veprim i ashpër i faktorit ndërkombëtar

“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike” – Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat

“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike” – Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, tre helikopterë në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën