TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhiroja e parafundit në futboll zhvillohet sot, mund të zgjidhen të gjitha dilemat

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Llapit i ikën fitorja nga duart ndaj Ballkanit në minutat e fundit

Sot prej orës 16:00 zhvillohen ndeshjet e xhiros së 35-të, përkatësisht të parafundit, të edicionit 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll.

Ka gjasa që java e fundit e të mos ketë dhumë befasi pasi që java e parafundit që luhet sot pritet t’i mënjanojë të gjitha dilemat.

Derisa gara për titull tashmë ka përfunduar, kjo xhiro vlerësohet shumë e rëndësishme, nëse jo vendimtare, sa i takon garës për mbetje në elitë.

Feronikeli 74 është “përshëndetur” shumë më herët me Superligë, por mbetet të vendoset se cila skuadër tjetër do të largohet nga elita dhe cila do të përfundojë në pozitën e tetë që dërgon në plejaut.

Aktualisht Suhareka është e parafundit, përkatësisht e nënta, me 39 pikë. Kjo pozitë dërgon në Ligën e Parë në fund të edicionit. I teti është Llapi me 41 pikë. Pozita e tetë dërgon në plejaut. Të largohesh nga liga dhe të luash në plejaut, ka dallim shumë, shumë të madh. Dhe për këtë arsye si Suharekën ashtu edhe Llapin i presin të shtunën ndoshta ndeshjet më të rëndësishme të këtij kampionati.

Të dy skuadrat luajnë në udhëtim. Dhe kanë udhëtime të vështira. Suhareka luan ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”. Pikët vlerësohen shumë të rëndësishme edhe për Malishevën. Kjo skuadër është e treta me 52 pikë dhe synon ta mbajë këtë pozitë deri në fund për të garuar në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Nëse lëshon pikë, në vendin e tretë mund të dalin Gjilani apo Ferizaj, që i kanë nga 49 pikë. 

Ndërkohë Llapi luan pikërisht në Suharekë, ndaj tashmë ish-kampionit, Ballkanit. Ballkani është i dyti me 61 pikë dhe do të përfundojë në këtë pozitë. 

Ndeshjet tjera të së shtunës janë: Dukagjini – Ferizaj, Feronikeli 74 – Prishtina, Gjilani – Drita. Derbi gjilanas ka peshë vetëm për Gjilanin. Drita tashmë e ka siguruar titullin e kampionit. Udhëheqë në tabelë me 70 pikë. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Sylvinho mund të largohet nga Shqipëria

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Pratippati dhe Rizvanolli diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

Pratippati dhe Rizvanolli diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

Ditari: 27.03.2026

Ditari: 27.03.2026

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Haxhiu takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Haxhiu takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani vlerëson mbështetjen e Turqisë: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim

Osmani vlerëson mbështetjen e Turqisë: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim

Vikendi sjell mot tipik pranveror

Vikendi sjell mot tipik pranveror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën