TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Macron në Tiranë: Duhet të forcojmë bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
​Macron në Tiranë: Duhet të forcojmë bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi nevojën për unitet politik dhe gjeostrategjik të Evropës, në një kohë me sfida për sigurinë kontinentale.

Ai në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ka potencuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit duke hequr barrierat tregtare, raporton KosovaPress.

Në vijim të deklaratave për forcimin e bashkëpunimit kontinental, Macron propozoi krijimin e një sekretariati, që mund të përfshijë edhe Këshillin e Evropës, për të koordinuar më mirë veprimet përballë kërcënimeve nga jashtë dhe për të ruajtur unitetin evropian.

Presidenti francez i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij sigurisë ekonomike të Evropës, duke thënë se Evropa përfaqëson një treg më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më ndikues se Kina, por që vuan nga barrierat tregtare.

“Siguria ekonomike, deri më tani nuk kemi kuptuar mjaftueshëm që përfaqësojmë mbi 700 milionë banorë, është një treg shumë më i madh se ai amerikan, shumë më koherent, është edhe më me ndikim se sa tregu kinez. Na duhet të rrisim bashkëpunimin, duke hequr barrierat tregtare. Duhet që Evropa e madhe të jetë më e bashkuar nga pikëpamja tregtare…Duhet bërë më shumë edhe për integrimin rajonal dhe për zgjerimin. Ne do të bashkërenditemi për të luftuar të gjitha kërcënimet nga jashtë, gjithçka që mund të sjellë konkurrencë së pandershme, do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku, do të kemi kapacitete për të mbrojtur tregjet tona. Pra, jemi në një pikë në kohë ku duhet t’i dalim për zot situatës. Nuk e di a ka dorë Zeusi, por rreziqet janë të pranishme. Është koha të ngrihet një sekretariat, ndoshta të përfshijë edhe praninë e Këshillin e Evropës dhe kjo do të ishte e dobishme”, tha Macron.

Macron ka bërë thirrje për armëpushim në luftën në Ukrainë, duke thënë se Moska zyrtare duhet ‘iu kthehet diskutimeve për arritjen e paqes.

“Natyrisht, pikë së pari është lufta e agresionit rus në Ukrainë. Volodymyr e di se sa shumë jemi krah tij solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshmeve, dhe është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina, pikë së pari armëpushimi… Nuk do të këtë armëpushim spontan, Rusia duhet t’u kthehet diskutimeve që u mbajtën në vitin 2022. Natyrisht kjo d.m.th që duhet të këmbëngulin në mënyrë që të sigurohet një paqe e qëndrueshme në Ukrainë”, ka thënë Macron.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian po mbahet për herë të parë në Tiranë dhe aty po marrin pjesë mbi 40 liderë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

8 policë të suspenduar brenda jave

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Osmani: Kosova dhe Bosnja, si shtete sovrane, janë të përkushtuara për familjen euroatlantike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën