TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

98 vjetori i lindjes së Shaban Jasharit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
98 vjetori i lindjes së Shaban Jasharit

I biri i tij, Bekim Jashari, përkujtojë babanë e tij me fjalë të mëdha plot dhimbje por mbi të gjitha krenar për jetën dhe veprën e Shaban Jasharit.

“Sot Baba Shaban, njëherit shkolla fillore që me krenari mbanë emrin e tij, kanë ditëlindjen e tyre. 98 vite me parë i lindur si i vetmi fëmijë djalë i familjes, i rritur në kushte të vështira ekonomike dhe rrethana politike jo të mira, falë vullnetit të tij të madh, gjyshi arriti që të edukoj shumë breza në fushën e dijes, por edhe arriti të rritë trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit.

Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut.

Ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania.

Baba Shaban, bashkë me djemtë, gratë e familjes, nipa e mbesa, luftuan për tri ditë pa u ndalur kundër një ustrie të tërë çetnike dhe ra heroikisht për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Urime ditëlindja Baba Shaban, jetoj e punoj me mësimet tua!

Urime dita e shkollës nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore “Shaban Jashari!

Lavdi babës Shaban dhe gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit tonë!”

Shaban Murat Jashari lindi në vitin 1924, në Prekaz, fshat i njohur për rezistencë kundër shkelësve të trojeve të atdheut. Ishte djali i vetëm i Murat Jasharit.

Shaban Jashari ishte shtyllë e fortë e përkrahjes për të gjithë luftëtarët.

Në orët e hershme të 22 janarit të vitit 1998, forca të shumta të njësive speciale serbe rrethojnë Kullën e Jasharëve dhe pa kurrfarë paralajmërimi fillojnë të shtijën me minahedhës dhe me armë të tjera automatike.

Në mëngjesin e pesë marsit të vitit 1998, forcat e motorizuara të njësive elite speciale serbe kishin filluar sulmin me armë të rënda të artilerisë në drejtim të Kullës së Jasharëve.

Rënia heroike e Jasharëve i kishte dhënë impulse vendimtare luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas këtij heroizmi të Jasharëve, mijëra liridashës shqiptarë, që gjendeshin në emigracion në shtete të ndryshme të Evropës dhe të botës, iu bashkuan luftës çlirimtare. Jasharët u bënë familje nderi e qytetërimit dhe familja më meritore e kombit shqiptar./kp

Tags: 98 vjetoriShaban Jashari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosje

Zemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosje

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

​625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët e Kosovës

​625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët e Kosovës

Zemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosje

Zemaj: Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga Vetëvendosje

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Argjentina zgjedh kapitenin e ri, Romero trashëgimtar i Messit

Messi dëshiron ta blejë klubin spanjoll nga kategoria e dytë

Messi dëshiron ta blejë klubin spanjoll nga kategoria e dytë

Spektakli i Championsit vazhdon: Sonte përballje gjigantësh në Evropë

Spektakli i Championsit vazhdon: Sonte përballje gjigantësh në Evropë

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Superliga e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Gjilani-Ballkani

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

​Apple prezanton sot iPhone 18, pritet model i palosshëm dhe çmim më i lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën