TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

by teve1
9 muaj ago
6
A A
Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Presidenti amerikan, Donald Trump hapi turneun e tij 4-ditor në Gjirin Persik, me një vizitë në mbretërinë e Arabisë Saudite, e para kjo zyrtare që nga marrja e mandatit të dytë, ku u prit nga Princi i Kurorës, Muhammad bin Salman.

Përzgjedhja e Arabisë Saudite nga presidenti amerikan si ndalesa e parë në turneun e tij të parë zyrtar pasqyron peshën gjeopolitike dhe rëndësinë ekonomike të mbretërisë për SHBA-të.

Ata u takuan së bashku me zyrtarë nga të dy vendet në Pallatin Al Yamamah.

Të dy udhëheqësit morrin pjesë në një drekë në oborrin mbretëror, ku të pranishëm ishin edhe shumë figura biznesi, në mesin e tyre edhe CEO i Tesla-së dhe SpaceX, tashmë pjesë e administratës Trump, Elon Musk.

Dy liderët pritej të bisedonin për çështje të rëndësishme gjeopolitike, në mesin e tyre, përpjekja për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe programi bërthamor i Iranit.

Por, aspekti ekonomik sërish lë në hije problemet gjeopolitike.

Trump pasi e quajti mik kreun e mbretërisë, të dy liderët  shtrënguan duart dhe nënshkruan një numër marrëveshjesh ekonomike dhe ushtarake.

Marrëveshja përfshinë bashkëpunimin në energji, modernizimin e forcave të armatosura saudite, bashkëpunimin gjyqësor midis Ministrisë së Drejtësisë dhe gjyqësorit saudit, ndihmën midis autoriteteve doganore dhe bashkëpunimet midis Muzeut Smithsonian dhe institucioneve saudite.

Marrëveshjen në vlerë prej afër 142 miliardë dollarë, Shtëpia e Bardhë e ka quajtur si “ marrëveshja më e madhe e shitjes së mbrojtjes në histori”, raporton BBC.

Ajo i siguron Mretërisë, pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane. Në pako përfshihet poashtu trajnimi dhe mbështetja e gjerë për të ndërtuar kapacitetin e forcave të armatosura saudite.

Si shkëmbim, sauditët do investojnë rreth 20 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale në SHBA.

Më vonë, princi i Kurorës do ta pres Trumpin në një darkë zyrtare.

Trump është planifikuar gjithashtu të marrë pjesë në një konferencë investimesh SHBA- Arabi Saudite më vonë të martën.

Pas Arabisë Saudite, Trump do vazhdojë vizitat për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet të rikthehet në operim brenda pak ditësh

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Vritet djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, Saif al-Islam

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën