TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anulohet konferenca e Trendafilovës, OVL-ja kërkon drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila për arsye sigurie u detyrua ta anuloj konferencën me gazetarë.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
0 0
A A

Veteranët e  luftës nuk e fshehin zhgënjimin që kanë me Gjykatën Speciale.

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës protestuan kundër vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Për t’ia pamundësuar konferencës Trendafilovës ata u pozicionuan para hotelit ku po qëndronte ajo, disa prej protestueseve hodhën tym të zi para objektit dhe thirrën “UÇK, UÇK”.

Ata njëzëri kërkuan që të mos mbahet konferenca për medie e thirrur nga Trendafilova.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhat Ibishi,  thotë se bashkëluftëtarët e tij po mbahen padrejtësisht në Hagë andaj edhe po proteston.

“Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në paraburgim që 5 vjet dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë situatë. Prandaj ne kemi vendosur sot që të protestojmë kundër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova”, ka thënë Nexhat Ibishi

Tutje veterani tjetër, Rashit Ymeri, konsideron se kjo Gjykatë është njëanshme.

“Sot kemi dalë me protestua kundër kësaj Gjykatë e cila është e njëanshme sepse aty po gjykohen vetëm shqiptarët. Ata që po mbahen në Hagë kanë sakrifikuar dhe kanë gjak për lirinë e vendit”, ka thënë veterani Ymeri

Mirëpo Ymeri tregoj edhe disa pakënaqësi që ka në lidhje me protestën.

“Në këtë protestë do të duhej të kishte më shumë njerëz sepse kemi shumë veteranë dhe invalidë të luftës”, ka përfunduar Ymeri

Megjithatë, qëllimin e arritën, konferenca  e Trëndafilovës u anulua.

“Për shkak të sigurisë publike është anuluar takimi i sotëm. Nuk dihet nëse do të ketë takim tjetër në ditët në vijim”, ka thënë Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën